“Në këtë ditë të madhe të publikimit të listës fituese të LDK-së, s’kishim se si të mos e mbyllnim përveçse me një organizim madhështor në Gjakovë”.
“Faleminderit Shefqetit dhe degës tonë atje për organizimin dhe secilit prej jush që u përgjigjjet në thirrjen tonë për ndryshim. Në gjithë ato brohoritje e duartrokitje, pamë atë që po ndodh në gjithë Kosovën – momentumin e madh të rikthimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në çdo qytet, çdo fshat dhe çdo cep të vendit, qytetarët po e thonë qartë – ata duan ndryshim!”
Tutje, lideri i LDK u kërkoi besimin e qytetarëve në Gjakovë, që së bashku të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
“Besimi juaj qytetar sonte në Gjakovë, si në çdo ndalesë të këtij turneu, është frymëzim për ne. Bashkë me ju, ne do ta ndërtojmë të ardhmen dhe do të bëhemi ndryshimi i madh për Kosovën! ”.