×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Nesër marrim pjesë në seancë, kabineti qeveritar të dorëhiqet- zvarritjet tjera janë kalkulime për dëmtimin e rendit kushtetues

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se nesër partia që ai udhëheqë do të marrë pjesë në seancën konstituive.

    Abdixhiku përmes një komunikate në Facebook, u bëri thirrrje edhe partive tjera që të jenë prezente në seancë, derisa në anën tjetër ftoj Albin kurtin dhe ministrat e tij që të  dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës.

     

     

    “Logjika dhe demokracia triumfojnë! Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues!”, shkroi mes tjerash Abdixhiku.

    Postimi i plotë:

     

     

    Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë.
    LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë.
    Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
    Betimi i deputetëve ndodhë!
    Kushtetuta mbrohet!
    Shteti funksionon!
    Logjika dhe demokracia triumfojnë!
    Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues!
    Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë.
    Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës!

    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2025
    Ka ndrruar jetë ish-drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqiri. I lindur në Ferizaj, Sylejman Shaqiri filloi rrugëtimin e tij profesional në...
    Lajme19 Prill 2025
    Analisti politik Dritëro Arifi për FrontOnline ka komentuar propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për të shkuar...
    Lajme19 Prill 2025
    Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council) dhe Oda Ekonomike Amerikane  kanë dalë me një qëndrim dhe thirrje të përbashkët duke...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...
    Lajme19 Prill 2025
    Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar...
    Lajme19 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura...
    Lajme19 Prill 2025
    12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....
    Lajme19 Prill 2025
    Sot me fillim nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. As në seancën e kaluar nuk arriti...
    Lajme19 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën në Ribar të Vogël të Lipjanit, ku me një minutë heshtje nderuan viktimat, përfshirë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.