×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku në Malishevë: Lartësimi i kriminelëve të luftës, akt i pafalshëm politik

    FrontOnline
    24 Janar 2023

    LDK ka mbajtur takimin e radhës me qytetarë në komunën e Malishevës. Para të pranishmëve, kryetari Abdixhiku foli për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për skandalet që po e përcjellin qeverinë e Kosovës.

    Edhe në Malishevë, Abdixhiku foli për deklarimin e kryeministrit të Kosovës dhe lartësimin e figurës së Oliver Ivanovic, i dënuar për krime lufte. Ai tha se po bëhet glorifikimi i një krimineli lufte, i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen e 31 civilëve shqiptarë duke u portretizuar nga pushteti si person që ka kontribuar për një Kosovë shumë etnike.

    “Glorifikimi i një krimineli lufte, i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen e 31 civilëve shqiptarë. I njëjti nga pushteti aktual na portretizohet si person që ka kontribuar për një Kosovë shumë etnike, pra njeriun që pushteti e cilëson si kontribues të qytetit të tij.” – tha Abdixhiku.

    Kryetari i LDK-së tha se kërkim falja është e pakta që mund të bëhet, pasi kryeministri e paraqiti një kriminel lufte si promovues të paqes.

    “Mjafton tu referohemi të dhënave të dëshmitarëve të familjarëve të v rarë e të shohim qartë se çfarë krimineli lufte, kryeministri ynë po na e paraqet si promovues të paqes dhe harmonisë ndëretnike. Kërkim falja është më e pakta që mund të ia bëjmë popullit tonë”, ka thënë kryetari Abdixhiku./Front Online

     

     

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Të enjten të Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata “Freedom House” me seli në Uashington, ka publikuar sot raportin vjetor për Kosovën në të cilin vlerësohet se Qeveria aktuale e...
    Lajme24 Prill 2024
    Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të...
    Lajme24 Prill 2024
    Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë - Serbi....
    Sport24 Prill 2024
    La Liga do të luhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo menjëherë, as në sezonin tjetër, por pas disa vitesh,...
    Lajme24 Prill 2024
    “Çdo natë mendoj që kur të zgjohem në mëngjes, dikush do të më thërrasë, por që 25 vjet... asgjë”, thotë Fitim Dubovci,...
    Vip24 Prill 2024
    Moderatorja e njohur Kiara Tito pak me parë ka ndarë një urim mjaftë special. Gjyshja saj Leta feston ditën e lindjes, andaj...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.