×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Abdixhiku me gruan dhe dy vajzat e tij me video speciale për Vitin e Ri: Urimet më të ngrohta për të gjithë Republikën e Kosovës

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2024

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar vitin e ri 2025 nga ambientet e shtëpisë së tij.

    Në një ambient familjar, Abdixhiku uroi vitin e Ri, bashkë me bashkëshorten e tij, si dhe dy vajzat.

    Në urim thuhet se “le të përqafojmë vitin 2025 me plot energji, plot optimizëm, plot pozitivitet”.

    Më poshtë urimi i plotë nga Abdixhiku:

    Këtë vit kemi vendosur që nga ambientet e familjes sonë, shtëpisë sonë, t’i dërgojmë të gjitha urimet e ngrohta për ju, për familjet tuaja, për të gjithë Republikën e Kosovës.

    Në këtë mbrëmje festive të fundvitit, le të kujtojmë të gjitha momentet e mira të vitit që po lëmë pas, ato që na mbesin si kujtime të përjetshme mes të dashurve tanë.

    Tek sa i afrohemi mesnatës, le të kujtojmë forcën e jashtëzakonshme që kemi si popull brenda unitetit tonë të brendshëm e mbi të gjitha, le të kujtojmë fuqinë e madhe që kemi tek ëndrrat tona të përbashkëta.

    Le të përqafojmë vitin 2025 me plot energji, plot optimizëm, plot pozitivitet!

    Le të jetë viti i suksesit, i shëndetit, i të ardhmes që e meritojmë të gjithë bashkërisht.

    Le të angazhohemi gjithë, si një vend, si një shoqëri, si një familje, që viti 2025 të jetë vit që mbahet mend!

    Prandaj nga të gjithë ne: Urime vit i ri! Urime! Gëzuar!

    Nga Rubrika
    Front TV14 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë,...
    Lajme14 Janar 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të...
    Lajme14 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet...
    Të tjera
    Vip14 Janar 2025
    Xuxi ka thënë se nuk i mbetet merak finalja dhe më shumë do të gëzohej nëse do të shkonte në shtëpi. Ai...
    Vip14 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta, ka qëndruar e zhveshur në oborr. E reagimet pasuan nga banorët e tjerë...
    Lajme14 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet...
    Lajme14 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim...
    Opinione14 Janar 2025
    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nisur fillimisht si një proces teknik, evoluoi në një dialog të thellë politik, shpesh duke marrë...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, së bashku me kolegen e tij, kandidatin për deputete, Mimoza Sojeva...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.