×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku me bashkëpuntorë në Velani, për ta kujtuar Ibrahim Rugovën me rastin e ditëlindjes

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2022

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar themeluesin e kësaj partie, ish-presidentin Ibrahim Rugova, në përvjetorinn e ditëlindjes së tij.

    “Presidenti ka vetëm ditëlindje!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai vazhdoi duke treguar një historik të tij.

    “78 vite më parë, më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi Ibrahim Rugova, ati themeltar i shtetit të Kosovës e prijësi historik i lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci. Rugova rrjedh nga një familje e përndjekur shqiptare. Shërbimet jugosllave i kishin vrarë dhe zhdukur babën dhe gjyshin e tij. Prandaj dhe ditëlindjet e tij të para ishin të vështira. Pasi kishte përfunduar shkollimin fillor në Istog, dhe atë të mesëm në Pejë, Ibrahim Rugova kishte vazhduar studimet në Prishtinë për të doktoruar aty në vitin 1984 në tezën me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504-1983”. Para doktorimit, Rugova kishte marrë titullin e Këshilltarit Shkencor në Institutin Albanologjik; ndërkaq, në fund të viteve të 70-ta, nën mbikëqyrjen e Roland Barthes ndoqi studimet mbi letërsinë në Paris”.

    Abdixhiku shkroi se studimet dhe krijimet e tij letrare u ndërprenë nga thirrja monumentale e shqiptarëve të Kosovës për të krijuar e udhëhequr lëvizjen më të madhe shqiptare në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Nga aty, thotë Abdixhiku, ai ndërtoi dhe la si trashëgimi rrugën e vetme për liri, pavarësi e demokraci.

    “Kjo rrugë sot mbetet bindje për secilin prej nesh në LDK. Vlerat e bindjet e shtruara nga ai, do t’i kultivojmë në çdo hap të veprimit tonë politik. Në rrethanat e sotshme, sikurse në çdo rrethanë jetike deri tani, ato mbesin thjeshtë të pazëvendësueshme. Kosova shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-të – mbetet qëllimi ynë”.

    Në këtë datë të lindjes së tij, Abdixhiku së bashku me nënkryetarët, sekretarin dhe kryetaren e Forumit të Gruas vizituan familjen Rugova, bashkëshorten e tij, zonjën Fana dhe anëtarët e tjerë.

    “Presidenti ka vetëm ditëlindje, prandaj dhe ky 2 dhjetor për ne ishte shënim me festë”.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.