×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Kurti s’e pati prioritet dialogun, por përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur

    FrontOnline
    30 Qershor 2022

    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, përfundoi i papërgatitur në tavolinat dialoguese me palën serbe pasi nuk e kishte prioritet.

    Abdixhiku thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji për përfundimin e këtij procesi.

    “Kosova duhet të ketë prioritet marrjen me dialogun sepse Kurti ka nisur diskutimin se dialogu nuk është prioritet teksa përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur. Pasi kur nuk e ke prioritet as nuk je i përgatitur. Nuk ka strategji për përfundimit e këtij procesi, e ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”.

    “Në dialog nuk flitet për sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës. Po ta kishim klasën politike më të guximshme do të kishim më shumë aleatë në krahë për këtë proces. Njohja mund të mos na vijë fare, por kam frikën se si po e portretizojmë vetën para vendeve aleate. Sikur të marrim njohjen e pesë shteteve mosnjohëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO, e punë e madhe se çfarë do të mendoj Serbia”, tha Abdixhiku.

    Abdixhiku thotë se LDK-ja i jep rëndësi procesit të dialogut, por jo edhe palëve përfaqësuese nga Kosova.

    “LDK-ja i jep rëndësi procesit, mirëpo, jo palëve përfaqësuese. Kurti as nuk raporton as para se të shkojë e as pasi që kthehet në takimet dialoguese. Por, ky është një stil i mbyllur i qeverisjes. Kemi një kryeministër që nuk është besnik ndaj asnjë parimi që ka pasur ndër vite”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Gjyljeta Ukella është gruaja që dyshohet të jetë vrarë nga burri i saj në Pejë. Pas kësaj vrasje, presidentja e Kosovës, Vjosa...
    Lajme16 Prill 2024
    Kandidati i VLEN-it për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari, e ka uruar votimin ‘për’ të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Aslambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës votoi në favor të Kosovës, për anëtarësim në...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, iu është gezuar lajmit për mbështetjen që Kosova mori në Strasburg, në votimin e anëtarëve...
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e ka quajtur hap të rëndësishëm mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit të Asamblesë Parlamentare në favor të Kosovës. Ai ka thënë se përkrahja e...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.