×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku fton qytetarët në tubimin më të madh elektoral përmbyllës: Ejani, si shpresë për të bërë të ardhmen e vendit siç e ka merituar gjithherë

    FrontOnline
    05 Shkurt 2025

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, i cili do të mbahet të shtunën, më 8 shkurt, në orën 18:00, në Sheshin Skënderbeu, Prishtinë. Abdixhiku e cilësoi këtë ngjarje si “tubimin më të madh elektoral” dhe një moment kyç për “ringritjen më të madhe të djathtë”.

    “Të shtunën, të gjitha rrugët na sjellin në Sheshin më të madh të Republikës, në tubimin më të madh elektoral, në ringritjen më të madhe të djathtë! ✌️” – ka shkruar Abdixhiku. Ai e konsideroi këtë tubim si një festë dhe si një refuzim të ndarjes, përçarjes dhe urrejtjes, duke theksuar nevojën për shpresë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin. “Ejani. Si festë, si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes, urrejtjes – si shpresë për të bërë të ardhmen e këtij vendi siç e ka merituar gjithëherë! 🇽🇰 E shtunë, 8 shkurt, ora 18:00. Sheshi Skënderbeu, Prishtinë!

    Vishuni trash, vishuni mirë; le të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm; për të nisur një të ri! FITORE DHE ASGJË MË PAK!” – tha Abdixhiku.

     

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se nga rezultatet e Exit Poll-ve të publikuara në mediat kosovare del se asnjë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Mitrovicë Lëvizja Vetëvendosje ka 55.66% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prizren Lëvizja Vetëvendosje ka 32.96% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Eman Rramani, bartes i listes se Koalicioni për Familje në një konferenë për media ka deklaruar se rezultatet nga EXIT-POLL nuk janë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje ka 42.74% të votave. Lidhja...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.