[wp-story]

Lajme

Abazi: Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër

Abazi: Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër
23:34 | 27 Maj 2020

Zëvendskryeminsitri i qeverisë në detyrë të Kosovës, Haki Abazi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ofenduar rëndë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër”, ka shkruar Abazi.

Sonte gjithashtu ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se presidenti e ka humbur toruan dhe se do të ngritë padi ndaj tij.

Haxhiu: Thaçi ka humbur toruan, nesër do ta padis për shpifje

“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu pretendon se Thaçi tha se ministrja ka laborator droge

“Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge”, shkroi Haxhiu.

Ajo premtoi se nesër do ta pdis Thacin për shpifje.

“Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt”, premtoi Haxhiu.

Gjithashtu, ajo tha se edhe prokuroria duhet ta thërras për dëshmi presidentin pas deklaratave të tij.

“Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”, përfundoi Haxhiu.

Ndërsa Thaci sot ka thënë se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, zv. kryeministri i tij, Haki Abazi dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK.

“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Svecla, kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, është shprehur Thaci.

Tutje, ai tha se për këtë vepër, këta tre persona duhet të përballen me drejtësinë.

“Shkuarja fshehtas në dhomën e përgjimeve, ndalja e kamerave, është vepër penale dhe duhen të përballen me drejtësinë”, theksoi Thaci në RTV Dukagjin.

“Pse ky grup shkoi në dhomën e përgjimeve? Cka do kryeministri në dhomën e përgjimeve?”, shtoi Thaci.

Tutje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se mund të japë dorëheqje nga posti i tij si shef i shtetit.

Thaçi ka thënë se do të veprojë në përputhje me vendimin që do ta marrë Gjykata Kushtetuese e vendit, përkitazi me dekretin që ai ka shpallur për ta mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të ri të vendit.

Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje, nëse një gjë të tillë ia kërkon Kushtetuesja.

“Edhe nëse më kërkohet dorëheqja nuk është fundi i botës”, është shprehur Thaçi.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera