×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Përmes Gërvallës kryeministri po synon ta shkatërroj presidenten

    FrontOnline
    02 Gusht 2024

    Ngacmimet dhe ironizimet publike të Ministres së Punëve të Jashtme (MPJ) Donika Gërvalla ndaj presidentes së shtetit Vjosa Osmani po konsiderohen si sulme të orkestruara të kryeministrit Kurti ndaj kësaj të fundit.

    Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës Haki Abazi thotë për “Front Online” se kryeministri Kurti përmes ministres Gërvalla siç thotë ai po tenton ta shkatërroj presidenten e vendit.

    Ai për këto veprime e ka kritikuar kryeministrin duke thënë se është një komunist.

    Sipas Abazit, kreu i VV-së po vepron njëjtë me Osmanin ashtu siç ka vepruar dikur me të.

    “Nuk ka të bëjë fare me Gërvallën e Osmanin, por me strategjinë e Kurtit për ta shkatërruar Vjosa Osmanin. Kurti është një komunist i cili do me shkatërrua opozitën e sidomos të djathtën në Kosovë, strategji e njëjtë siç ka ndodh në Shqipëri dhe po shihet rezultati i qasjes së tij ndaj Osmanit njëjtë sikur me mua kur i kemi fituar zgjedhjet e para kundër Osmanit, është fenomen i vazhdueshëm”, tha Abazi.

    Ish-deputeti i VV-së ka pretenduar se Kurti duke përdorur Gërvallën dëshiron ta shkatërroj Listën Guxo.

    Abazi thotë se do të dështoj kryeministri pasi sipas tij, qytetarët e kanë kuptuar ‘djallëzin’ e tij.

    “Kurti po e përdor një njëri të dobët si Gërvallën pa kurriz e pa asnjë përvojë politike për ta shkatërruar Listën Guxo dhe tani ju ka drejtuar koalicionit të një pjese të PDK-së, pjesën e LPK-së ku po dëshiron me bërë parapërgatitje për koalicion ku mendoj që kjo do të dështoj se çdo ditë po e kuptojnë qytetarët djallëzinë e tij”, theksoi Abazi.

    Ish-deputeti i VV-së: Partitë në Kosovë e kanë humbur busullën

    Fatmir Humolli, ish deputeti tjetër i Vetëvendosjes ka folur për Front Online lidhur me ‘përplasjet’ e fundit mes presidentes dhe ministres së Jashtme.

    Humolli ka deklaruar se të gjitha partitë e kanë humbur busullën dhe nuk janë aspak serioze.

    Sipas tij, krejt këto po ndodhin pasi partitë s’kanë orientim politik.

    “Klasa jonë politike nuk ka ndonjë ndryshim programor s’kanë dallime e kur s’kanë orientim politik të duhur shprehen pakënaqësitë individuale. Është një luftë e brendshme për të gjetur mision politik, por e kanë humbur busullën të gjithë edhe loja me zgjedhje edhe këto brenda subjekteve politike nuk janë serioze”, deklaron Humolli.

    Ai tha se raportet individuale mes politikanëve nuk duhet të diskutohen se janë qesharake.

    “Me i diskutuar raportet individuale është qesharake sepse nëse ka prishje duhet të ketë në vizionin politik unë nuk po e shoh këtë tek asnjë parti. Popullit tonë nuk i besojnë ju besojnë të huajve dhe nuk e di pse jetojnë si subjekte politike kur si besojnë popullit të vetë”, thotë ai.

    Deputetja e VV-së: Raportet e Osmanit dhe Gërvallës nuk janë përplasje por qëndrime të ndryshme

    Ndryshe nga dy ish deputetët e Vetëvendosjes, deputetja aktuale e kësaj partie, Mirlinda Tishukaj ka mendim tjetër për raportet mes Vjosa Osmanit e Donika Gërvallës.

    Tishukaj nuk i sheh si përplasje raportet e tyre.

    Ajo thotë se kanë qëndrime të ndryshme të cilat do zgjidhen me kohën.

    Sipas saj, bashkëpunimi me Listën Guxo s’do të ndryshoj.

    “Nuk janë përplasje por kanë qëndrime jo të njëjta dhe mund të ketë paqartësi që to zgjidhen me kohën. Zyrtarët e shtetit duhet të kenë një konsistencë se mospajtime mund të kesh edhe në familje, por qëllimi është i mirë me dal si shtet e si institucione e për çështje të caktuara mund të mos pajtohen. Ne kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Listën Guxo, dhe do të vazhdoj”, theksoi Tishukaj.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pasur edhe një përplasje më herët me ministres e Jashtme, Donika Gërvalla, lidhur me letrën e zotimit të Qeverisë për hartimin dhe dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Një i mitur është zhdukur në fshatin Arllat të Gllogocit. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se zhdukjen e ka...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një foshnje 9-muajshe ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas policisë, foshnja më 29 qershor ishte dërguar në...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është realizuar Kursi i Liderit Luftarak gjenerata 22-2025, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Lajme11 Korrik 2025
    Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pesë emigrantë të paligjshëm janë zbuluar sot pasdite në një kamion me targa vendore në Terminalin Doganor në Ferizaj. Sipas Policisë së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e lagjes "Soziu" në Prizren kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë për një zjarr në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.