×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi për reagimin e Odaloviq: Këtu fillon zgjidhja e nyjes

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar reagimin e fundit të kryetarit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq, i cili i është kundërpërgjigjur kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë se ‘edhe mund të largohet’ nga delegacioni serb.

    Abazi në emisionin “DPT TE FIDANI” në T7 tha se nëse është i konfirmuar reagimi i Odaloviq, atëherë ai thotë se këtu fillon ‘zgjidhja e nyjes’.

    “Sa dëgjova, nëse veç është e konfirmuar Odaloviq ka thënë edhe unë mund të largohen. Mendoj që këtu fillon zgjidhja e nyjes, se ballafaqimi me të kaluarën dhe dalja prej kësaj verbërie politike që ka Serbia për të kaluar është e rëndësishëme për të arritur te njohja e dyanshme apo normalizimi i marrëdhënieve”, tha Abazi.

    Ai shtoi se duhet të ekspozohet qëllimi i Serbisë në zgjatjen e arritje ssë marrëveshjes mes dy vendeve.

    “Cili është qëllimi i trenit rus në kufirin e Kosovës? Cili është qëllimi i ngritjes së barrikadave? Ndërtimit të betonit menjëherë pas urës së Mitrovicës? Të gjitha këto janë përdorur si forma të kërcënimit të Serbisë. Nëse Serbia do paqe, atëherë le ta nënshkruajë marrëveshjen. Mendoj që pikërisht duhet të ekspozohet veprimi dhe qëllimi i Serbisë në prolongimin e arritjes së marrëveshjes”, shtoi Abazi.

    Pas takimit të sotëm në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se te çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë, ka kërkuar të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq, “i cili përndryshe ka qenë udhëheqës famëkeq në vitet 1997-99 dhe bashkë me Angjelkoviqin e kanë udhëhequr Kosovën e okupuar, siç e kanë quajtur atëherë ‘qarkun e Kosovës’”.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.