Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi i është përgjigjur deklaratave të emisarit special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se Albin Kurti si shef i Qeverisë kishte politikë në kundërshtim me atë të Shteteve të Bashkuara.
Abazi ka thënë se Qeveria Kurti ka qenë plotësisht e hapur të bashkëpunonte me qeverinë amerikane.
”Është e qartë që Qeveria Kurti ka qenë plotësisht e hapur e përgatitur për të punuar me qeverinë amerikane”, ka thënë ai për Klan Kosova.
Megjithatë, sipas tij, ishte Richard Grenell ai që zgjodhi në takimin e Berlinit të bashkëpunonte me njerëz të cilët kishin pranuar t’i bëhen bisht Presidentit Hashim Thaçi për planet e tij.
”Por Grenell ka zgjedhur që nga takimi me Agim Veliun, Avdullah Hotin e Skender Hysenin në Berlin – që të gjejë një formë tjetër përmes njerëzve të cilët kanë pranuar t’i bëhen bisht Thaçit në agjendën e tij”.

Të tjera
-
22:32 | 17 Shkurt 2021
-
22:26 | 17 Shkurt 2021
-
22:24 | 17 Shkurt 2021
-
22:21 | 17 Shkurt 2021
-
22:13 | 17 Shkurt 2021
-
22:12 | 17 Shkurt 2021
-
22:09 | 17 Shkurt 2021
-
22:07 | 17 Shkurt 2021
-
22:00 | 17 Shkurt 2021
-
21:56 | 17 Shkurt 2021
-
21:54 | 17 Shkurt 2021
-
21:54 | 17 Shkurt 2021