×
  • Lajme
  • Lajme

    AARC dhe Oda Ekonomike Amerikane thirrje për tejkalimin e ngërçit politik: Vonesat rrezikojnë t’i largojnë më tej përkrahësit e shtetësisë së Kosovës

    FrontOnline
    19 Prill 2025

    Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council) dhe Oda Ekonomike Amerikane  kanë dalë me një qëndrim dhe thirrje të përbashkët duke thënë se shprehin shqetësimin e tyre të thellë lidhur me vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare të Odës Ekonomike Amerikane, thuhet se në një kohë kur “Kosova përballet me sfida dhe mundësi kritike – si brenda ashtu edhe jashtë vendit – një stagnim i tillë institucional minon stabilitetin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe besueshmërinë e vendit në skenën globale”, raporton Express.

    “AARC dhe Oda Amerikane u bëjnë thirrje liderëve politikë të Kosovës që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për të krijuar institucione plotësisht funksionale. Vakuumi i zgjatur në qeverisje dërgon sinjale shqetësuese për aleatët ndërkombëtarë dhe dobëson pozitën e Kosovës në zhvillimet jetike gjeopolitike. Këto vonesa rrezikojnë t’i largojnë më tej përkrahësit e shtetësisë së Kosovës, ndërkohë që inkurajojnë kundërshtarët e saj”, thuhet në qëndrimin e AARC dhe Odës Ekonomike Amerikane.

    Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe Oda Ekonomike Amerikane tutje thonë se Kosova nuk mund t’ia lejoj vetës luksin e bllokadave të brendshme politike.

    “Asnjë kalkulim politik nuk e arsyeton ngërçin e vazhdueshëm. Qytetarët e kanë shprehur qartazi vullnetin e tyre dhe ai mandat duhet të respektohet përmes veprimit të menjëhershëm institucional. Stabiliteti, sundimi i ligjit dhe vizioni për një të ardhme më të mirë duhet të jenë prioritetet që tejkalojnë ndarjet politike”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    “Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të përqendrohen në interesin e përbashkët kombëtar – ndërtimin e një partneriteti më të fortë strategjik me Shtetet e Bashkuara, sigurimin e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe tërheqjen e investimeve amerikane dhe të tjera të huaja. Popullsia e re e Kosovës, pozicioni strategjik dhe shpirti ndërmarrës ofrojnë një mundësi të veçantë për kompanitë dhe investitorët amerikanë. Sidoqoftë, ky potencial mund të realizohet vetëm me qeverisje të qëndrueshme, transparente dhe efektive”, potencon reagimi i përbashkët.

     

     

     

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.