[wp-story]

Lajme

AAK: Prokuroria e Shtetit të nisë hetimet lidhur me keqpërdorimet e fondeve në Ministrinë e Shëndetësisë

AAK: Prokuroria e Shtetit të nisë hetimet lidhur me keqpërdorimet e fondeve në Ministrinë e Shëndetësisë
10:46 | 27 Maj 2020

Grupi Parlamentar i AAK-së, ka kërkuar nga Prokuroria që të nis hetimet për keqpërdorimet në Ministrinë e Shëndetësisë.

LEXO EDHE: “Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arben Vitisë (Dokument)

AAK thekson se Qeveria në detyrë dhe Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të hetohen për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me ministra të qeverisë.

“Grupi Parlamentar i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, fton Prokurorinë̈ e Kosovës të nis hetimet për keqpërdorime. Krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, lejimin e kalimit të kufirit pa kontroll të mjekëve nga vendet fqinje dhe ndalimin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës, pranimin e testeve nga Serbia, Qeveria e shkarkuar dhe Ministria e Shëndetësisë̈ duhet urgjentisht të hetohet për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me Ministra të Qeverisë së shkarkuar etj. Blerja e dorezave në vlerë 20 Euro dhe e dezinfektuesve në vlerë 40 Euro, janë puro korrupsion. Lidhjet e dyshimta njerëzve rreth tenderëve dhe fituesit e këtyre fondeve duhet urgjentisht të hetohen nga Prokuroria e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Grupit Parlamentar të AAK-së.

Kujtojmë se portali Front Online kishte raportuar së pari për këto keqpërdorime në MSH me daten 8 maj.

Ne tesktin e Front Online janë paraqitur të gjitha këto shkelje.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera