×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: Ligji për skemat pensionale është diskriminues

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me kundërshtimet që kanë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

    Sipas tij, kushtëzimi i përvojës së punës prej 15 vjetësh për të gëzuar pensionin është jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm.

    Ai ka shtuat se propozimi që AAK-ja ka iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar.

    “Kërkesa bënë fjalë për plotësim-ndryshimin e Ligjit Nr 04/L-131, për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, apo me konkretisht, për nenin 8 pika 2 të këtij ligji. Kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues te këtij ligji, i cili parasheh që çdo person të ketë të paktën 15 vite përvoje pune para 01. 01. 1999 në mënyrë që të përfitojë pensionin kontributdhënës”.

    “Me propozimin që ne kemi iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999. Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm”.

    Fjalimi i plotë pa ndërhyrje:

    Jemi sot ketu per te korrigjuar nje padrejtësi, për te debatuar për një nisme legjislative, për te cilën ka kohe qe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e ka iniciuar (13.05.2022).

    Kjo iniciative eshte ndermarr bazuar ne shqetesimet e qytetareve dhe takimet e shumta qe kemi pasur me te.

    Skemat sociale ne RKS jane te rregulluara me ligje te ndryshme, ne forme te ndryshme, me perqindje te ndryshme, (ligji per per pensioninm te FSK ( Nr 04/L- 084), Ligji perpensioninimin e minatoreve dhe Ligjin Nr 04/ L-131)

    Pra kerkesa bene fjale per plotesim-ndryshimin e Ligjit Nr 04/L-131, per Skemat Pensionale te Financuara nga Shteti, apo me konkretisht, per nenin 8 pika 2 te ketij ligji.

    Kerkojme largimin e ketij neni diskriminues te ketij ligji, I cili parasheh qe cdo person te kete te pakten 15 vite pervoje pune para 01. 01. 1999 ne menyre qe te perfitoje pensionin kontributdhenes.

    Me propozimin qe ne kemi iniciuar, parashihet qe pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999.

    Siç e dini, kemi raste kur për një ditë, apo per nje jave, dikush që nuk ka arritur t’i bëjë 15 vite nuk e gëzon pensionin e merituar.

    Kërkesë e jona eshte që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilet viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshem nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm.

    Dihet se keto kategori si, administrate shtetrore, stafi arsimor, shendetesore, punetoret e rendit dhe sigusrise, pas debimit nga vendet e punes, u rreshtuan dhe u organizuan per te ushqyer ndjenjen dhe shpresen per nje te neserme me te mire ne vend.

    Bash keta punetore te cilet atehere u ndeshkuan duke u debuar ne rruge, nga pushteti okupator I asaj kohe, sot serish ne I ndeshkojm per here te dyte me kete ligj diskriminues duke ua mohuar te drejten qe te gezojne pensionin meritor, bazuar ne kontributin e dhene.

    Sa per informate, kjo nismë legjislative ka kaluar të gjithë hapat e domosdoshëm, madje edhe llogaritjen e kostos buxhetore.

    Vlen te theksohet, se nga viti I kaluar asnje person I cili pensionohet, nuk e ploteson kushtin qe te jete pjese e skemes pensionale kontributdhenese pasi qe asnjeri nuk I ka 15 vite pervoje para 1 janarit 1999.

    Tendenca qe ne menyre te gjithembarshme te zgjedhet problem i pensionisteve kontributdhenes, pasi qe ne Kosove jane disa ligje per kategori te caktuara, nuk eshte asgje tjeter perpos ikje nga pergjegjesia.

    Propozimi jone nuk interferon me zgjedhjen e neserme te pergjithshme por e ndihmon ate.

    Njekohesisht ne kete krize te rende ekonomike, ky propozim lehteson gjendjen e ekonomike te kesaj shtrese me status tejet te rende ekonomik.

    Bazuar ne faktet e mesiperme, ju ftoj pozite e opoziteqe nje here e pergjithmon ta largojme kete ligj diskriminues, ofendues, dhe ketyre kategorive te ua kthejm dinjitetin.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.