[wp-story]

Lajme

AAK-ja e PSD-ja të hënën në orën 15:00 nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor

AAK-ja e PSD-ja të hënën në orën 15:00 nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor
12:26 | 17 Gusht 2019

Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti të hënën pritet t’i vënë firmat në dokumentin që i bashkon në koalicion parazgjedhor.

Marrëveshja ndërmjet AAK-së dhe PSD-së është arritur të premten në mbrëmje, siç ka raportuar sot Gazeta inFokus, por Klan Kosova e ka konfirmuar këtë lajm nga burimet e veta.

Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet të hënën në orën 15:00.

Madje një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare – Visar Ymeri i PSD-së – e ka paralajmëruar edhe para dy ditësh në Info Magazine.

“Kemi pasur dhe kemi diskutime. Deri tashmë kemi biseduar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kemi të definuar dhe të nënshkruar asgjë. Javën e ardhshme besoj se gjërat do të qartësohen më shumë”, ka thënë Ymeri të enjten më 15 gusht.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera