[wp-story]

Lajme

AAK-ja e PSD-ja paralajmërojnë zgjerimin e koalicionit për ta evituar PAN 2

AAK-ja e PSD-ja paralajmërojnë zgjerimin e koalicionit për ta evituar PAN 2
20:01 | 19 Gusht 2019

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, synon postin e kryeministrit, edhe pse, nga i njëjti, ka dhënë dorëheqje javë më parë. Kësaj here, si bartës i listës së koalicionit me PSD-në.

Koalicioni parazgjedhor AAK-PSD, është zyrtarizuar gjatë ditës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti, u shprehën të bindur se ky koalicion do të jetë fitues në zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në javën e parë të tetorit.

Shpend Ahmeti, ndonëse nuk ka shpalosur detaje nga marrëveshja, ka thënë se numri i kandidatëve për deputet nga partia e tij, nuk do të jetë i vogël. Ndërsa Ramush Haradinaj, ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim edhe me partitë e tjera, por jo edhe me PDK-në.

 

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera