Lajme

AAK-ja e paralajmëron sërish LDK-në: Dalim nga koalicioni nëse nuk përfillen kërkesat tona

AAK-ja e paralajmëron sërish LDK-në: Dalim nga koalicioni nëse nuk përfillen kërkesat tona
19:08 | 08 Shtator 2020

AAK-ja e ka paralajmëruar kryeministrin Avdullah Hoti edhe më parë se mund të dal nga koalicioni qeverisës në rast se nuk përfillen kërkesat e tyre.

Këtë e ka përsëritur deputeti Gazmend Syla duke thënë se nëse Hoti vazhdon me kryeneçësinë e tij që të dialogoj në krah me Skender Hysenin, e pa e përfillur AAK-në janë të detyruar të ndërmarrin veprime.

“Ne qëndrojmë në ato parimet e tona siç kanë qenë edhe më herët. Ne deri më tani asnjëherë nuk e kemi kushtëzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, me ndonjë çoftë për ndonjë post politik, kemi qenë të hapur vetëm që të shtyhen proceset përpara, por nëse këta provojnë të na devijojnë prej rrugës vendin tonë, qoftë me këto llojet e marrëveshjes që ishin në Shtëpinë e Bardhë, qoftë tash me takime tjera që po i vazhdon zoti Hoti në Bruksel, dhe po provon me kryeneçësinë e tij me tregu që është kryeministri dhe ai është fuqiploti dhe vendos, duke marrë me vete edhe koordinatorin siç ai e quan z. Skenderi Hysenin. Në fakt po provon me i bërë këto punë pa qenë ne pjesëmarrës në këto takime që po i bënë, nëse do të vazhdon të sillet ashtu me kryeneçësinë e tij gjasat janë që edhe ne të ndërmarrim veprimet e tona ashtu si e ka thënë kryetari Haradinaj”, ka thënë Sylal, për Front Online.

Deputeti Syla: AAK-ja e mbrojti Ujmanin në Uashington, Hoti i jepte qasje Serbisë në liqe

Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..

Të tjera