×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK e vendosur: Haradinaj i duhuri për president edhe për shkak të sulmeve nga Vuçiqi

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se situata e krijuar me Gjykatën Speciale e ka sjellë vendin në një situatë të re edhe në aspektin politik.

    Haxhiu thotë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për president në situatën që është Kosova.

    “Mbi të gjitha, mos të flasim për sulmet që po i bënë Serbia ndaj Kosovës përmes presidentit të saj Aleksandër Vuçiq. Prandaj zoti Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për president”, tha ajo.

    Deputetja e AAK-së thotë se kjo parti nuk do të provokojë zgjedhjet e reja nëse dështon presidenti por sipas saj atë e imponon Kushtetuta e Kosovës.

    Haxhiu thotë se qeveria momentalisht i ka numrat në Kuvend dhe sipas saj është vendim i PDK-së dhe kryeministrit Hoti nëse PDK duhet të futet në qeveri.

    “Ne kemi përgjegjësitë tona, por nëse diçka nuk funksionon duhet të ulemi dhe të diskutojmë për të dalë nga situata. Kjo praktikë siç po kalojmë tani nuk është e mirë. Ne si koalicion nuk kemi probleme mes vete. Megjithatë duhet të reflektojmë mbi bazën e përgjegjësive që kemi si deputetë. Detyrat e deputetëve janë për të votu për ligjet me interes apo për të kundërshtuar ato”, tha ndër të tjera Teuta Haxhiu.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje është shprehur i çuditur pse pati reagime për bllokimin e qytetarëve të Kosovës e ndalimin e...
    Të tjera
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.