×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK akuzon PDK-në se u kopjoi idenë e fondit prej 1 miliardë eurosh për ekonominë

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës, që u shpreh se është e vetmja që ka program për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Lulëzim Blaka, zëdhënës i AAK-së, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar PDK-në se ia ka kopjuar idenë për fondin një miliardë eurosh për ekonominë.

    Sipas tij, kjo parti pret që programi të kopjohet edhe nga të tjerët.

    Blaka thotë se programi i AAK-së përbëhet nga ekonomia, siguria dhe shteti i së drejtës, mirëqenia dhe politika e jashtme si shtylla kryesore.

    E për referendumin e përmendur nga Ramush Haradinaj për bashkim me Shqipërinë, Blaka thotë: flasim me 2025.

    Postimi i tij i plotë:

    Idenë e fondit 1 miliardësh për ekonominë, Aleanca e ka paraqitur me 4 janar 2021 dhe u kopjua të paktën nga një parti politike, deri më tani. E them kështu sepse presim të kopjohet edhe nga të tjerët.

    Po e informoj zëdhënësin e PDK-së, z. Bytyçi se Aleanca sot ka shpalosur programin e plotë zgjedhor i cili është i strukturuar në 4 shtylla si më poshtë:
    1. EKONOMIA – Shtylla e parë garanton rimëkëmbje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik. E konceptuar në dy nënshtylla: “Pakoja e Rindërtimit” dhe “Aleanca për Zhvillim” kjo ofertë programore paraqet përmbledhje të masave dhe politikave ndërhyrëse të cilat në njërën anë i përgjigjen çështjeve urgjente e akute me të cilat ballafaqohemi aktualisht si ekonomi, si pasojë e pandemisë, ndërsa në anën tjetër shtrojnë rrugën që të kalojmë nga rimëkëmbja e ekonomisë së dërmuarr në zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik.
    2. SIGURIA DHE SHTETI I SË DREJTËS – shtylla e dytë, ofron garancë për funksionimin e shtetit të sigurtë e të mbrojtur në përputhje me ligjet si dhe siguron Sundim të fortë të Ligjit që është prioritet kryesor i qeverisjes nga Aleanca.
    3. MIRËQENIA – si shtyllë e tretë, ngërthen në vete politikat e veprimet që synojnë përparimin, përmes zhvillimit të shëndetësisë e arsimit, mbrojtjes së mjedisit, përkrahjes së qytetarëve dhe krijimin e harmonisë për një jetë të dinjitetshme dhe prosperuese.
    4. POLITIKA E JASHTME – shtylla e katërt është e kornizuar si reflektim i nevojave të vendit, në funksion të fuqizimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, njohjeve të reja, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe forcimit dhe thellimit të marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë: ShBA si dhe vendet e tjera aleate. Në kuadër të kësaj shtyllë theks të veçantë i kemi dhënë anëtarësimit të Kosovës në NATO me përshkrim të saktë të politikave dhe veprimeve që do të ndjekim për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
    E ftoj zëdhënësin e PDK-së të na vizitojë në Aleancë dhe me respektin më të madh do t’ia dhuroj Programin Zgjedhor 2021-2025, sepse iu hyn në punë edhe për tema të tjera, të cilat në mënyrë të detajuar specifikojnë politikat dhe veprimet që sigurojnë zhvillim dhe avancimin e shtetit tonë të përbashkët.
    p.s.
    E sa i përket Referendumit, flasim me 2025 

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.