Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    A po rrezikohet edhe Byroja e Konfiskimit të Pasurisë?

    FrontOnline
    26 Mars 2023

    Pas disfatës që Qeveria e Kosovës pësoi nga rrëzimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi, shprehet optimist se partia të cilës i përket do të ngazëllejë fitimtare edhe në çështjet e tjera për të cilët i kanë dërguar për opinion në kushtetuese.

    “Pas fitores së rastit për; Prokurorinë dhe KPMSHC, në Kushtetuese, pritën fitore edhe për; 1) Byron Politike të konfiskimit të pasurisë me vendime politike. 2) Për zyrtarët publik. 3) Për Energjinë”, shkroi ai në Facebook.

    “PDK, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit”.

    Kujtojmë se Gjyka Kushtetues ia rrëzoi në tërësi si të pavlefshme Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, gjë që zgjoi indinjatë të thellë te Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila edhe u shpreh se GJK ishte e anshme duke vënë “interesin e disa anëtarëve të KPK-së para interesit të përgjithshëm”.

    Nuk është hera e parë që kjo qeveri shkel aktin më të lartë juridik të vendit dhe ankohet në vendimet e saj në qoftë se ato bien ndesh me botëvështrimin e tyre, përveç nëse aktvendimet u bien në favor si ajo e për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në të cilën thirren vazhdimisht ose opinioni për ligjshmërin e ish-Qeverisë Hoti, të cilin e kishin duartrokitur.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiq nuk do të tolerohen. Ajo...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës. Sipas burimeve të Klankosova.tv Hetemi është duke u ruajtur...
    Lajme29 Maj 2023
    Gjatë së hënës, qindra huliganë serbë përdorën dhunë të pajustifikueshme gjatë protestes pranë komunës së Zveçanit në veri të Mitrovicës. Të paktën...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.