×
  • Lajme
  • Lajme

    A po frikësohet Kryetari i LDK-së se PDK-ja e merr Presidentin dhe pastaj rrëzon Hotin?

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka nisur t’i përmend zgjedhje si mundësi reale nëse nuk merret vesh me PDK’në. Burime të Express kanë thënë se Mustafa po bëhet gati të rikthehet në krye të shtetit nëse shkohet në zgjedhje të reja.

    Lideri i LDK’së, Isa Mustafa nuk po i përjashton zgjedhjet si opsion nëse nuk pajtohet me PDK’në për të zgjedhur Presidentin e ri në rast se Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza.

    Por, burimet kanë treguar se Isa Mustafa është duke shqyrtuar opsionin të shkohet në zgjedhje nga frika se PDK’ja posa ta marrë pozitën e Presidentit do ta rrëzojë prapë Qeverisë siç kishte ndodhur pasi Hashim Thaçi ishte bërë shef i Shtetit.

    Mustafa ua ka bërë të ditur anëtarëve të Kryesisë së opsioni i zgjedhjeve është real pasi nuk i beson një marrëveshjeje me PDK’në.

    Ndërkohë, të premten, Mustafa nuk e ka përjashtuar zgjedhjet pasi është takuar me partnerët e koalicionit.

    “Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

    Mustafa po e sheh mundësinë të ngjitet në krye të Shtetit në rast se shkohet në zgjedhje të reja duke ndërtuar një koalicion paszgjedhor që ia siguron pozitën më të lartë në Republikë.

    Ndërkohë, ende s’është bërë e qartë nëse Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja, ndonëse, dje ka qenë afat i fundit kur është dashur të merrej një vendim.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, Raporti i Freedom House për Kosovën e dëshmon zërin opozitarë se kjo Qeveria Kurti...
    Sport25 Prill 2024
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet i lumtur që kanë arritur marrëveshje me trajnerin Xavi për të vazhduar qëndrimin e këtij të...
    Sport25 Prill 2024
    Carlo Ancelotti ka dhënë lajme të mira për portierin Thibaut Courtois. Trajneri italian konfirmon se shërimi i portierit belg po shkon mjaft...
    Lajme25 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare. Kjo pas dështimit...
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.