×
  • Lajme
  • Lajme

    A mund të ndodhë rikthimi i simptomave të Covidit dhe sa duhet të zgjasë trajtimi? Flet pulmologu

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Pulmologu Skender Baca, ka treguar se mund të ketë edhe rikthim të problemeve shëndetësorë te personat që e kanë kaluar virusin.

    “Është e vërtetë se mund të ketë recidim, do të thotë secili që e ka kaluar Covidin, mund të ketë në nëntor-dhjetor recidim të sëmundjes. Por supozohet që shumë më lehtë kanë për ta kaluar dhe nuk do të komplikohet gjendja”, ka theksuar ai për Front Online.

    Përndryshe, ai ka thënë se moshat më të vjetra rrezikohen më së shumti nga pandemia, si dhe nga gripet sezonale.

    Ndërsa, sipas tij, personat që kanë pasur sëmundje të mëparshme e kanë kaluar edhe më rëndë këtë virus.

    Çfarë pasoja lë Covidi tek të infektuarit? Flet pulmologu i njohur kosovar

    “Gjithmonë moshat e mëdha janë më të rrezikuara. Do të thotë 60 vjeçarët, 70 vjeçarët e 80 vjeçarët. Ata janë të rrezikuar për shkak se në moshën 80 vjeçare natyrisht është edhe çështja e zemrës problematik. Këta pacientë kalojnë në një insuficiencë kardiorespiratore”, ka theksuar ai.

    Ai tutje ka treguar se gjatë muajit shtator gjendja në Klinikën e Pulmologjisë është kthyer në normalitet.

    Sipas tij, 67 pacient janë shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ku vetëm njëri nga ta është pozitiv me Covid.

    “Krahasuar me gushtin, kur kemi qenë me 100 shtretër, tani pothuajse shtatori ka qenë në normalitet, prej 67 shtretërve, 45 shtretër janë me pacient, kemi mjaft vende të lira. Vetëm një është me Covid pozitiv dhe 10 janë me Covid negativ”, ka treguar ai për Front Online.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme19 Prill 2024
    Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut për FrontOnline thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21...
    Lajme19 Prill 2024
    Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Gjakovë ku janë përfshirë disa meshkuj dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Atyre i janë...
    Lajme19 Prill 2024
    Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua, arrestohet një burrë në Malishevë Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevë, meqë dyshohet...
    Lajme19 Prill 2024
    Një mashkull ka sulmuar një mashkull tjetër në Ferizaj, duke i shkaktuar dhunë fizike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.