×
  • Lajme
  • Lajme

    A mund të kthehet Vjosa Osmani në LDK? Flet zyrtari i këtij subjekti

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    LDK-ja doli si parti e tretë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Por çfarë do të ndodhë tani me këtë parti, teksa Isa Mustafa dha dorëheqjen, a do të pranohet një rikthim i Vjosa Osmanit?

    Faton Bislimi nga LDK në një intervistë për emisionin “Ballkan” u shpreh se dera është e hapur për Osmanin, pasi keqkuptimet dhe përplasjet i ka pasur me Isa Mustafën që tani është larguar.

    “Osmani ka pasur nderin më të madh duke kandiduar në 2019 për kryeministre. Zonja Osmani është në një parti tjetër, nuk e di cili është vendimi dhe vizioni i saj, ajo është rritur politikisht brenda LDK dhe në momentin që e sheh veten si pjesë të LDK-së, këtë duhet ta bëjë vetë dhe besoj se do të gjendet hapësira për cilindo njeri që ka qenë pjesë e LDK-së ka kontribuar brenda LDK-së ti kthehet atij kontributi.

    Ne kemi pasur ndarje edhe në 2007, por më pas u bashkua. Gjasat ekzistojë, ka ndodhur në të kaluarën pse mos të ndodhë në të ardhmen. Zonja Osmani e di më mirë secili prej nesh përkrahjen, keqkuptimet kanë qenë kryesisht me kreun dhe një pjesë të lidershipit, jo me anëtarësinë, të cilët pa asnjë mëdyshje kanë përkrahur Osmanin për kryeministre në 2019” tha ai

    A ka zyrtarisht kandidatë për kryetar të LDK-së? “Kuvendi i LDK duhet të mbahet 60 ditë nga momenti kur Mustafa dorëzoi dorëheqjen. Ne jemi të bindur se do të përfundojë më herët. Nga konventa e LDK-së do të dalë kryetari dhe kryesia e re e partisë” tha ai.

    Por përse i humbi zgjedhjet LDK? “Ka një sërë faktorësh që kanë kontribuar në rënien e LDK-së që nga koha që kishim filluar që ta shihnim në rrugën jo të drejtë, kjo u duk në zgjedhjet lokale të Podujevës, kishin qenë indikatori më i mirë për t’i treguar LDK-së që duhej ndryshuar kursi” përfundoi Faton Bislimi.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë - Serbi....
    Lajme24 Prill 2024
    “Çdo natë mendoj që kur të zgjohem në mëngjes, dikush do të më thërrasë, por që 25 vjet... asgjë”, thotë Fitim Dubovci,...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ukraina ka pranuar një pjesë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1.5 miliard eurosh dhe shpreson që të marrë...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë armë të reja dhe pajisje në Ukrainë brenda...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimtire Shehu, ka treguar se deri në ora 13:00 procesi i zgjedhjeve...
    Lajme24 Prill 2024
    Raporti i “Freedom House” për vitin 2023 ka vlerësuar se në Kosovë liria e përgjithshme e fjalës dhe e shprehjes është disi...
    Vip24 Prill 2024
    Freedom House publikoi raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapopublikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke u konsideruar...
    Lajme24 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti për trajtimin e punëtorëve të arsimit dhe të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.