×
  • Lajme
  • Lajme

    A mund të bëhet Albin Kurti Kryeministër? Flasin njohësit e Kushtetutës

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Procesi i numërimit të votave është duke shkuar drejt fundit, deri me tani KQZ-ja ka arritur që t’i numëroj rreth 99% të kutive të votimit.

    Sipas rezultateve preliminare, partia e cila i ka fituar zgjedhjet është Lëvizja Vetëvendosje me rreth 48%, raporton portali Front Online.

    Ende pritet të numërohen votat me postë dhe votat me kusht, ku KQZ-ja do të bëjë certifikimin e zgjedhje, dhe më pas t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë së re.

    Lidhur me formimin e Qeverisë, për Front Online, ka folur njohësi i çështjeve ligjore, Kolë Krasniqi.

    Ai tha se pret që në tri javët e ardhshme të formohet Qeveria e re e Kosovë.

    “Unë besoj që KQZ shpejt do t’i certifikon zgjedhjet për faktin se nuk ka asnjë pengës ligjore numërimi i  votave është në përfundim e sipër edhe votat e diasporës dhe ato me kusht nuk kanë ndonjë neglizhencë për t’i numëruar dhe besoj që Qeveria e Kosovës do të zgjidhet shumë shpejt brenda dy tri javëve të ardhshme”, tha Krasniqi.

    Krasniqi tha se Kurti nuk ka asnjë pengës ligjore që të bëhet Kryeministër i vendi.

    “Mundë të zgjidhet kryeministër nuk ekziston asnjë pengës ligjore, edhe pse  partitë opozitare kanë paralajmëruar se do të kërkojnë mendimin e Gjykatës  Kushtetuese, i cili shpresoj se do të jetë negativ dhe nuk do ta hendikepoj zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër deri në shtator kur skadon afati tre vjeçar për mosushtrimin e funksioneve publike për shkak të një dënimi me kusht”, tha ai për Front Online.

    Edhe njohësi tjetër i çështjeve kushtetuese, Kushtrim Palushi ka thënë për Front Online se Kuvendi duhet brenda 30 ditëve të konstituohet dhe mandej të zgjidhet Qeveria poashtu edhe Presidenti i ri.

    “Atëherë Kuvendi brenda 30 ditëve do të konstituohet dhe mandej dy çështjet kryesore që është zgjedhja e Presidentit dhe zgjedhja e Qeverisë, cila do prej këtyre që vihet në agjendë e para, përderisa Qeveria nuk ka problem që të zgjidhet sepse Vetëvendosja me gjasë do të i ketë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë”, ka thënë ai.

    Palushi më tutje është shprehur se VV-ja nuk do të ketë problem të formojë Qeverinë, por që ka rrezik te zgjedhja e Presidentit kur dihet se 81 deputet duhet të jenë në sallë të Kuvendit për kuorum.

    “Por Presidenti ka rrezik që të mos mund të zgjidhet nëse në sallë të Kuvendit nuk rrinë më shumë se 80 deputetë gjatë votimit të kandidaturës të zonjës Osmani Presidente”, ka thënë Palushi për Front Online.

    Nga zgjedhjet e djeshme, me numërimet e deritanishme parti fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

    Kujtojmë që në dhjetorin e 2020-ës, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti, vendim ky që pasoi pas kërkesës së lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”.

    Qeveria e Hoti u miratua me 61 vota në parlamentin me 120 vende, minimumi i mundshëm për konfirmimin e një qeverie të Kosovës, e cila kishte nevojë vetëm për një votë më shumë se 50 për qind për t’u miratuar.

    E që pa votën e Arifit, ky minimum nuk do të ishte arritur.

    Arifi më 3 qershor votoi në favor të ngritjes së qeverisë së re të kryeministrit Avdullah Hoti.

    Etem Arifi, në prill të vitit 2018, ishte dënuar me dy vjet burgim, për përvetësimin e rreth 26 mijë eurove. Dënimi i zotit Arifi, ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, të datës 20 gusht 2019, me të cilin dënimi me burgim ishte ulur në një vit e tre muaj./Front Online/

     

     

     

     

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës....
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich. Raportet në...
    Vip28 Mars 2024
    Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, ka qenë para pak ditësh i ftuar në “Show i së premtes” me Adelina Ismailin. Ai...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.