×
  • Lajme
  • Lajme

    A mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Profesori britanik liston vështirësitë

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    ema e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është rikthyer në vëmendje përsëri, pas disa deklaratave të bëra nga Ramush Haradinaj e Albin Kurti. Haradinaj ka deklaruar se nëse Kosova nuk anëtarësohet në NATO brenda 4 viteve atëherë nuk mbetet gjë tjetër veç se bashkimi me Shqipërinë. Edhe Kurti në një intervistë të dhënë në “Euronews” ka deklaruar se do të votonte “për” nëse do të organizohej në referendum për bashkimin e të dy shteteve.

    Profesori britanik i London School of Economics dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, James-Ker Lindsay, ka renditur disa argumente të cilat potencialisht do ta vështirësonin realizimin e një ideje të tillë.

    Fillimisht Lindsay thotë se një ide e tillë duket se gëzon mjaft mbështetje popullore, megjithatë thotë se në matjet e fundit që janë bërë, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, ka një rënie të atyre që e përkrahin bashkimin e dy shteteve.

    Profesori britanik pastaj shton pyetjen se si do të funksionon pastaj bashkimi. A do të drejtojë pastaj të gjitha politikat Tirana zyrtare, apo do të jetë një lloj federate, apo konfederate.

    “Kjo gjë duhet të thuhet”, shton Lindsay.

    Përveç kësaj, britaniku përmend Kushtetutën e Republikës së Kosovës në të cilën thuhet se Kosova nuk ka synim për t’u bashkuar me asnjë shtet tjetër. Megjithatë Lindsay thotë se Kushtetuta mund të ndryshohet.

    Por ai thotë se është shumë e vështirë  për ta bërë një gjë të tillë kur dihet se për ndryshimin e Kushtetutës duhet që të votojnë ‘për’ edhe 2/3 e 10 deputetëve serbë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    “Një gjë e tillë duket plotësisht e pamundur”, thotë profesori i LSSE.

    Megjithatë Lindsay thotë se edhe po të gjenden disi votat në Kuvendin e Kosovës për të votuar ndryshimet Kushtetuese, një bashkim i mundshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë do të prodhonte një efekt zinxhirë në Ballkanin Perëndimor. Përveç që do të kishte kërkesa për bashkim edhe nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ai thotë se më pas do të kishte kërkesa edhe nga serbët për ta bërë të njëjtën gjë.

    Profesori britanik në fund thotë se një gjë e tillë duket e pamundur të realizohet në një të ardhme të afërt, meqë do të ketë edhe kundërshti të mëdha nga ndërkombëtarët të cilët nuk duan ndryshime të tjera të kufijve në Ballkan.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë...
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Dje ka diplomuar gjenerata e 59-të e policisë së Kosovës, ku 445 pjesëtarë të rinj kanë veshur uniformen dhe sot kanë nisur...
    Lajme19 Prill 2024
    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Lajme19 Prill 2024
    Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.