×
  • Lajme
  • Lajme

    A kishte marrëveshje paraprake PDK-NISMA? Tregon Fatmir Limaj

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    I pari i Nismës Socialdemokrate ka treguar edhe një herë pse ka dështuar koalicioni parazgjedhor me PDK’në.

    Ai ka treguar se para shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese kishin diskutuar për bashkëpunim.

    “Pas shkuarjes së kryetarit të partisë ne jemi takuar me ushtruesin e detyrës me ftesën e tij dhe kemi vazhduar aty ku ka mbetur bashkëpunimi. Jemi pajtuar me ushtruesin e detyrës të kryetarit të PDK’së (Enver Hoxhaj) që të ndërtojmë partneritet bile ka qenë një propozim i tij që forma ose modeliteti i partneritetit të jetë  CSU-CDU”, tha Limaj në RTV Dukagjini.

    Por a kishte marrëveshje paraprake mes dy partive?

    ‘Jo’, u përgjigj Limaj.

    “Në takim ka qenë z.Lushtaku dhe Sherifi dhe edhe një herë ishte shprehur gatishmëria për të vazhduar aty ku kishim mbetur para shkuarjes së Veselit në Hagë”, shpjegoi Limaj

    “Në princip këtu jemi pajtuar për bashkëpunim në formën CSU-CDU dhe jo shkrirje”, tha Limaj.

    “Takimi tjetër ka ndodhur dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në takimin e dytë u duk sikur mos me u pas taku më herët’, tha Limaj.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.