×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    A ka Kosova rezerva të mjaftueshme shtetërore? Flasin për Front Online ish-ministrat e Tregtisë

    FrontOnline
    13 Maj 2022

    Mielli dhe produktet e tij, ilaçet, produktet higjienike, si dhe nafta, janë mallrat kryesore që përbëjnë rezervat shtetërore të Kosovës.

    Të njëjtat mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e katastrofave natyrore, luftërave apo edhe krizave në furnizim.

    Lufta në Ukrainë dhe pengesat në zinxhirin furnizues shkaktuan panik në disa prej vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, shkruan FrontOnline.

    E, kjo situatë nxiti edhe debatin se a ka Kosova rezerva të mjaftueshme.

    Më 10 maj ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raportoi në komisionin për Ekonomi lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave.

    Por, ky raportim u mbajtë me dyer të mbyllura.

    Ndërsa, kohë më parë vet Hajdari ka deklaruar se Kosova ka rezerva shtetërore të mjaftueshme duke përfshirë miellin dhe grurin.

    “Në kontakte të vazhdueshme me kultivuesit e grurit, me shoqatat e mullisëve, ata na sigurojnë se për tre muaj deri në gjashtë muaj, popullata jonë nuk ka nevojë të shqetësohet. Sidomos sot në bisedën me shoqatën e mullisëve të rezervës shtetërore, në takim na thanë se nuk kemi nevojë për panik. Ju sigurojmë që kemi një qëndrueshmëri mjaft të mirë me rezervat e grurit dhe mallrave dhe nuk ka asnjë nevojë për panik”, kishte deklaruar Hajdari në muajin shkurt të këtij viti.

     

    Ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi: Në kohën time kemi pasë rezerva vetëm për një javë

    Por, të gjitha këto deklarata të saj i hedh poshtë ish-ministri i Tregtisë në kohën e qeverisjes së Avdullah Hotit, 2020-2021 Vesel Krasniqi.

    Krasniqi, për FrontOnline thotë se ka dyshime të shumta rreth deklaratave të saj.

    “Sa i përket deklaratave të ministres Hajdari me premtimet e saj vërtetë nuk mund ta bëjë asnjë hap sepse premtimet e saj siç po shihen deri më tani dhe akuzat ndaj të tjerëve dhe veprimet e saj në të njëjtën anë e kanë dëshmu të kundërtën e tyre që ajo thotë dhe në këtë aspekt dyshoj në deklarimet e saj rreth rezervave shtetërore që Kosova ka mjaftueshëm”, ka deklaruar Krasniqi, për FrontOnline.

    Ai, thotë se në kohën sa ka qenë ministër rezervat shtetërore kanë plotësuar nevojën vetëm për një javë

    “Unë sa kam qenë ministër i kam të gjitha shkresat që ia kam dërguar kryeministrit që duhet të rriten rezervat shtetërore sepse është qesharake ajo çka unë kam gjet në atë kohë, sigurisht kërkesa ka pas edhe në të kaluarën, por rezervat që unë i kam lënë janë shumë shumë qesharake apo nuk plotësojnë nevojën për një javë, dhe është mjaftë shqetësuese kjo”, është shprehur ndër të tjera Krasniqi.

    Ai e pranon që vendi ka numër të vogël të rezervave shtetërore.

    “Rezervat shtetërore sa i përket artikujve bazë dhe derivateve të naftës janë vërtetë shqetësuese dhe ne mund të japim afate prej më të ndryshmeve, mirëpo Kosova ka një numër jashtëzakonisht të vogël të rezervave shtetërore”, ka thënë ai.

     

    Ish-ministri i Tregtisë: Është qesharake të lirohet nga detyra sekretari për të cilin vet Rozeta Hajdari ka ndarë para për ta shkolluar

    Kohë më parë në media është raportuar se ministrja Hajdari ka favorizuar ushtruesin e detyrës së sekretarit Irfan Lipovica (tashmë të shkarkuar), më saktësisht ka ndarë 12 mijë euro për të, për shkollim të nivelit master.

    Vet Lipovica as nuk e kishte pohuar e as nuk e kishte mohuar një gjë të tillë.

    Ndërsa të njëjtin, ministrja e liroi nga detyra më 6 maj të këtij viti.

    FrontOnline për dy ditë ka provuar që të kontaktoj me Lipovicën për t’i ditur arsyet e lirimit të tij nga detyra pikërisht nga ministrja Hajdari, por i njëjti nuk ka pasur qasje në telefon.

    E, për këtë çështje ka folur edhe ish-ministri Krasniqi.

    Ai ka thënë se në këtë çështje ka shumë dyshime.

    “Është pak qesharake që ministrja Hajdari në Qeverinë “Kurti 1”, ka shkarku një sekretar dhe e ka emëru pikërisht Irfan Lipovicën dhe pas ardhjes në Qeverinë ”Kurti II”, prapë e emëron dhe prapë e shkarkon, por është abstrakte që një ushtrues detyre i sekretarit të cilin e financon do të thotë ka ndarë mjete nga buxheti i Kosovës, që është buxhet i ministrisë që me financu shkollimin e tij dhe të njëjtin ta shkarkoj, ka shumë gjëra për t’u hetuar këtu. Këtu ka vend shumë shumë për dyshime pse bëhet një gjë e tillë, po i referohem mediave që e njëjta ka ndarë 12 mijë euro për shkollimin e Lipovicës dhe në të njëjtën kohë del e liron nga detyra”, ka deklaruar Krasniqi, për FrontOnline

     

    Ish-ministrja Bajrami: Në kohën time buxheti i ndarë për rezerva shtetërore ka qenë simbolik

    Se si ka qenë situata me rezerva shtetërore gjatë viteve 2014-2017 kur në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka qenë Hykmete Bajrami, ka folur vet ajo për FrontOnline.

    Ajo ka thënë se nuk mund ta përshkruan situatën e asaj kohe, duke shtuar se buxheti i ndarë për rezerva shtetërore ka qenë simbolik.

    “Për kohën kur kam qenë ministre nuk më kujtohet. Secili vend i ka në predizpozita të caktuara sa rezerva duhet me i pas, në atë kohë buxhetet nuk kanë qenë të mëdha, kanë qenë simbolike të ndara në kuadër të MTI-së, ato mjete ne i kemi shpenzuar çdo vit dhe kemi blerë rezerva dhe ju e dini kanë ndodhë edhe gjëra të tjera me rezerva shtetërore, kështu që si ka qenë situata e atëhershme me situatën tash pyetni MTI-në”, është shprehur ajo për FrontOnline.

    Kurse, e pyetur se cilat mund të jenë arsyet që ministrja Hajdari ka liruar nga detyra U.D.,të sekretarit të MTI-së, ajo ka thënë se nuk e di këtë gjë.

    “Unë nuk e di pse ministrja e ka lirua nga detyra një sekretar dhe e ka emërua një tjetër”, ka thënë shkurt ish-ministrja Bajrami.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, më 26 shkurt tha se vitin e kaluar, por edhe këtë vit shteti ka blerë naftë, miell, produkte ushqimore dhe higjienike, por duke mos specifikuar ndonjë periudhë kohore, për të cilën ato do të mjaftonin.

    Njëjtë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, më 26 shkurt tha se Kosova është e furnizuar mirë dhe se ka rezerva të mjaftueshme.

    Për t’i shtuar rezervat, Qeveria e Kosovës ndau 10 milionë shtesë më 23 shkurt./FrontOnline

     

     

     

     

     

     

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i qeverisë Kurti. Në seancën ku po...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejëb e Pozharit e cila kishte thyer keq armikun. Haradinaj...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore....
    Të tjera
    Kronika28 Mars 2024
    Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka njoftuar policinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e kryeqytetit se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt. “Kujtesa historike është në funksion të respektimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.