[wp-story]

Opinione

Kosova, Van Karmon dhe Boshnjaket

Kosova, Van Karmon dhe Boshnjaket
14:17 | 08 Qershor 2020

Shqiptarët në historinë e tyre shquhen shumë për Gardianizëm në shërbim për të huajt. Lista e bamëve shqiptare në favor të kombeve tjera në Ballkan dhe botë janë të shumta, që nga koha e perandorisë romake e gjer më sot, e deri tek luftërat e fundit në Kroaci, Bosnje dhe në Siri.

Shqiptarët  jo që dhanë gjakun për lirinë e kombeve tjera por kontributi  i tyre individual, intelektual dhe politik bëri formimin e shteteve dhe perandorive tjera e në dëm të vetes. Numri i protagonisteve është shumë i gjatë për tu përmendë, që nga Konstantini si themelues i Kostandinopojës e deri tek Ballaban Pasha i cili qe i pari që shkelmoi të njëjtin qytet për tu pushtuar ne emër te Osmaneve, e më pastaj duke e gjetur veten të vrarë kundër shqiptareve në Shqipëri. Aventurat e udhëheqësve ushtarak shqiptarë siç ishte Mehmet Ali Pasha me vetëm 5000 gardian shqiptarë diti aq mirë të bëj derdhni dhe dreqni mbi popullsinë arabe deri aty kur kulmoj pavarësia e Egjiptit modern. Gardianizmi i Kemal Ataturkut të Turqisë bashkë me mijëra e mijëra ushtar shqiptar të vdekur në mbrojtje të Qana Kalas shpëtuan Stambollin dhe formuan Turqinë moderne, në kohën kur ushtritë e popujve ballkanik iu vërsulën tokave shqiptare për ti shqyer dhe okupuar. Çmenduria Bavareze mobilizoi shqiptaret e Greqisë te cilët u bënë ushtarët kryesor për formimin e Greqisë moderne. Kurse gardianizmin e çmenduris komuniste e përshkruan Zef Pllumbi duke e thënë  kështu:  “Po çfarë shqiptaresh janë këta partizan që luftojnë për sllavet”, në kohën kur serbët në fund ë luftës së dytë botërore kanë qenë politikisht dhe ushtarakisht më të dobët në historinë e tyre dhe shans i mirë për shqiptarë qe me forcat aleate të perëndimit të vendoste Kosovën në agjenda vetanake – por ndodhi e kundërta.

A mund ta  quajmë gjithë këtë gardianizëm si vlerë dhe lavdi e jona. E gjitha çka ka mbet për momentin nga këto bëma janë mendimet tona ekzotike se “ja çka ka bë shqiptari” apo ndoshta duhet pritur kur mentaliteti, inteligjenca dhe ekonomia shqiptare të ndryshoj në pozicionin ekspanzionist për ti kthyer rezultatet e gardianizmit në favorin dhe logjikën tonë në lufte për rikthim të identitetit të të humburve. Por ti kthehemi politikave të sotshme që i ngjajnë hutisë shekullore shqiptare, të cilët nuk janë duke ditur se çka po dëshirojnë dhe çka është duke u zier ne gjeo-politikat ballkanike. Histeria se “po dojnë me na nda” nuk është  asgjë tjetër veç se e njëjta budallaki shqiptare. e cila budallaki nuk sheh asgjë tjetër përtej hundës se vet si vlera vetanake për bajraktarizëm, ideologji komuniste, institucionalizëm të rrejshëm dhe dredhin e odave. Kur bëhet fjala për ndarje si qështje të debatit, raportuesja për Kosovën në parlamentin evropian Van Kramon, Kosovën thuajse e trajton vetëm si pike kalimtare të problemit, duke i quar shqetësimet e saja më pastaj për pasojat e ndarjes se Bosnjës, apo Maqedonisë së veriut kurse shqetësimet më të mëdha i adreson tek Bosnja, se çka do të ndodh me Bosnjën dhe boshnjakët. Në kohën e ish Jugosllavisë Tito boshnjakeve u japi statusin e Kombit musliman kurse sot qëndrojnë sikurse mish sandviçi në mes kroatëve dhe serbëve. Van Kramon shqetësohet edhe me Maqedoninë e veriut dhe sllavomaqedonët që nuk ua njeh identitetin askush, nuk e njohin as ata vetveten, të cilët vetëm se janë duke masturbuar me at identitet, kurse shqiptaret i shohin aty sikurse një bombe e kurdisur dhe njerëz të dyshimtë, por jo vetëm ne Maqedoninë veriore por në të gjithë Ballkanin. Nuk është për tu çuditur qëndrimi i gjermanëve për këtë qështje. Ata nuk e kane problem që popujt ballkanik të vazhdojnë zierjen e vetes së tyre në kazanin e madh ku vlon gullashi i bashkim-vëllazërimit dhe multietnicitetit e ku pjesë e saj do te jetë edhe Kosovarizmi. Yjet e verdh në flamurin e Bosnjës dhe Kosovës rrezatojnë sikurse dielli i flamurit të Aleksandrit të vjedhur sllavo-maqedonas  dhe e shohin si eksperiment etik njerëzor dhe  vizion i Evropës se bashkuar ne 100 vjetshin e ardhshëm, në të cilën Evropë nuk beson askush, e as ata vet, e as edhe sorra qe rin në degë, për të cilën qeshtje po ta pyetesh, do të përgjigjet me një krraa ha ha ha ha… Nuk ka faj z. Van Kramon sepse me të vërtetë nuk e din askush hallin e boshnjakeve edhe maqedonasve të veriut. Por të gjithë e dine se çka do të bëhet me shqiptarët. Me siguri se bashkimi i shqiptareve në një shtet do të jetë i pashmangshëm. Si dhe fillimi i ndarjes dhe krijimit të vijave etnike në Ballkan, e për të cilin moment nuk brengosen SHBA-të por si duket po e shohin si opsion të vetëm për paqe të Ballkanit dhe si duket punës së ndarjes në vija etnike ia kanë dhënë dritën e gjelbër “Si ide” Normal që shqiptarëve do tu konvenoj kjo si një shance gati e pa imagjinuar gjer më sot, do tu konvenoj serbëve dhe kroateve të cilët mezi po presin te ç’nukin Bosnjën sikurse pula ckrajën. Është hera e parë në historinë e dy popujve të ballkanit, serbëve dhe shqiptareve tu rreshtohen interesat në paralele të njëjta. Serbisë për aspiratat e saja në territoret e Bosnjës me gati 25000 km2 e që në historinë e vet asnjëherë nuk i ka patur, po edhe me vetëdije se Kosovën e ka humbur dhe nuk ka çka të humbas kohë me te. Po dhe shqiptarët për bashkimin kombëtar që për shumicën e Kosovocentrikëve është thuajse një roman fiktiv.

Hipokrizia e gjithë kësaj është qëndrimi gjerman ,të cilët kur ke puna e vetes së tyre ata bashkuan Gjermanitë sa më shpejt që mundën dhe nuk thanë se Gjermania lindore është shtet, se me Gjermaninë lindore ka lindur edhe një komb i ri gjerman.

Shqiptaret duhet një herë e përgjithmonë ti kthehen vetvetes, të largohen nga logjika e gardianizmit dhe të punojnë për interesat e veta gjeopolitike si dhe ta kthejnë mentalitetin në ide ekspansioniste, fillimisht të bashkimit e më pastaj zgjerimit. Është hera e parë në historinë shqiptare ku shqiptaret e kane luksin të jenë te ulur në tavolinën e hartave. Prandaj mbroni ato, luftoni për tokë, ujë, korridor për sanxhak, Preshevë luftoni për bashkim… nuk është duke ju ndalë askush. Në këtë rast shqiptaret duhet besuar vetëm Amerikaneve. Mos të harrojmë se gjat kohës së luftës protagonistët politik së asaj periudhe, sikurse që është sot Albini ka qenë ne burgun e Pozharevcit, Rugova i kidnapuar në Beograd, Intelektualë të vrarë, komandantët të mbetur të vetëm dhe të thyer nëpër male, thuajse e gjithë popullsia e ikur në Shqipëri dhe nëpër botë. Vetëm Amerikanet si të vetmit në botë ishin ata që gjuanin bomba në emër të shqiptarëve, më shumë e më shumë kur të tjerët i thonin që ti ndalin ato…

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera