×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A e keni dëgjuar ndonjëherë historinë e Shën Valentinit?

    FrontOnline
    14 Shkurt 2021

    14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri-tjetrin.

    Dita e të Dashuruarve që njihet ndryshe si Shën Valentini, ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket origjinës së tij.

    Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma, gjatë shekullit të tretë.

    Perandori Klaudius II, atë kohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

    Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.

    Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar më 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!

    Si ka filluar Dita e Shën Valentinit?

    Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

    Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt, zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre.

    Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.

    Më vonë, Kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.

    Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Prill 2024
    Shumë vite më parë njerëzit i shmangnin domatet sepse kishin frikë t’i hanin. Megjithatë, sot vlerësohet se prodhohen 1.5 miliardë ton domate...
    Lifestyle15 Prill 2024
    Kujdesuni për to në këtë mënyrë dhe do të keni pemë frutore të bukura në ballkonin tuaj. Këshilla nga kultivuesit profesionistë të...
    Lifestyle15 Prill 2024
    Dashi Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ministrja e Jashtme, Donika...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Për...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri që është pjesë e delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Paraprakisht,...
    Lifestyle16 Prill 2024
    Shumë vite më parë njerëzit i shmangnin domatet sepse kishin frikë t’i hanin. Megjithatë, sot vlerësohet se prodhohen 1.5 miliardë ton domate...
    Opinione16 Prill 2024
    Nga Shlomo Ben-Ami: E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.