[wp-story]

Lajme

A do t’u bëjë vend Kurti Shemsi Sylës dhe Sami Kurteshit në listën për deputetë?

A do t’u bëjë vend Kurti Shemsi Sylës dhe Sami Kurteshit në listën për deputetë?
15:51 | 05 Shtator 2019

Deputetët e legjislaturës së fundit në Kuvendin e Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Shemsi Syla, nuk kanë marrë votat e mjaftueshme nga dega e VV-së në Gjilan, për t’u nominuar në listën e kandidatëve për deputetë. Gazeta Express ka kontakuar ish-deputetët për t’i pyetur rreth mos kandidimit. Kurteshi ka deklaruar se e respekton plotësisht procesin që ka ndodhur me përzgjedhjen e kandidatëve. Edhe ish-deputeti tjetër Shemsi Syla ka thënë për Express se është pajtuar me vendimin e marrë nga Qendra e LVV-së në Gjilan lidhur kandidatët për deputetë. Express

Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi dhe ish-deputeti tjetër Shemsi Syla nuk kanë arritur të futen në listën e kandidatëve për deputetë nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Anëtarët e Këshillit të Qendrës sipas votave të tyre kanë zgjedhur gjashtë kandidatë në mesin e tyre tre burra dhe tre gra. Nevzad Isufi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi, Labinotë Demi-Murtezi dhe Alban Hyseni.

Sami Kurteshi për Express tha se procesi i djeshëm në degën e VV-së në Gjilan ka qenë demokratik, dhe proces edhe më i mirë se që kanë pritur.

“Të zgjedhurit e anëtarëve të Këshillit të Qendrës kanë qenë në të votuar në mënyrë demokratike, procesi ka shkuar më mirë se që e kemi pritur. Janë zgjedhur tre burra dhe tre gra kështu duke e respektuar kuotën gjinore”, ka thënë Kurteshi.

I pyetur nëse do të futet në listën për kandidatë nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje që do të mbahet sot, ai ka thënë se kjo varet nga Këshilli dhe se nuk e ka problem këtë punë.

“Këshilli sot vendos për këtë, unë jam aktivist i Vetëvendosjes dhe jam duke e bërë punën time dhe nuk e di nëse do të jem kandidat për deputet apo jo”, është shprehur Kurteshi.

Ish-deputeti tjetër nga kjo parti, Shemsi Syla po ashtu nuk është votuar nga anëtarët e Këshillit të Qendrës së VV-së në Gjilan.

Syla ka thënë se e ka respektuar këtë vendim të Këshillit të Qendrës.

“Votimi i anëtarëve ka qenë proces demokratik dhe unë e respektoj”, tha Syla për Express.

Ai ka deklaruar se kandidimi i tij në listën për deputet varet nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje që mbahet sot.

“Varet nga votimi në Këshill të Përgjithshëm dhe unë pres secilin vendim të këshillit. Nuk e di se si do të votohet”, ka thënë Syla.

Këshilli i Qendrës së VV-së dje në Gjilan ka zgjedhur gjashtë kandidatë për deputetë. Në mesin e tyre vetëm ish-deputeti Ismajl Kurteshi ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u kandiduar në listën për deputetë në  mesin e gjashtë kandidatëve nga kjo degë ku janë votuar  tre burra dhe tri gra

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera