[wp-story]

Lajme

A do t’i lejohet anëtarit të VV-së kandidimi për deputet – Flasin njohësit e Kushtetutës

A do t’i lejohet anëtarit të VV-së kandidimi për deputet – Flasin njohësit e Kushtetutës
14:56 | 07 Shtator 2019

Personat që kanë dy nënshtetësi, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, u lejohet e drejta e votimit dhe kandidimi në lista zgjedhore në Republikat përkatëse, shkruan Insajderi.

Mirëpo, në rast se personat nuk e posedojnë njëren apo tjetrën nënshtetësi, atëhere duhet aplikuar për ta marrë, përndryshe votimi apo kandidimi në zgjedhje nuk lejohet. Këtë po e thonë njohësit e së Drejtës Kushtetuese.

“Për shkak se Kushtetuta e Republikës sonë dhe e Shiqpërisë, i njeh dy nënshtetësit, atëherë ka të drejtë për të votuar dhe për tu zgjedh, sepse është e drejtë politike, dhe në këtë rast nuk paraqet problem, mipro, në rast se personi nuk e ka njëren nënshtetësi atëhere duhet me apliku për këtë sepse e drejta politike në këtë rast i lejohet vetëm shtetasve të Kosovës”, thonë njohësit e së Drejtës Kushtetuese.

Rast i tillë është kandidimi për deputet i Hysamedin Feraj, nga radhët e Lëvzjes Vetëvendosje.

Fejra i cili është shtetas i Republikës së Shqipërisë, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë. Sipas njohësve të së Drejtës Kushtetuese, kandidimi i tij nuk paraqet shkelje.

Fejra në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, do ta mbajë numrin 45 në listë.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera