×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të vazhdojnë reshjet e shiut në fundjavë? Ky është parashikimi i motit

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Në fundjavë ftohtë, kryesisht vranët me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt.  Vende-vende reshjet do të jenë më intensive, me mundësi të përmbytjeve të reja.

    Sipas Prishtina Weather në ditët e fundjavës do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e ku nga mbrëmja e së shtunës priten sërish të reshura të reja bore, e të dielën edhe me shi e shi të akullt.  Në disa pjesë reshjet do të jenë më intensive e që mund të shkaktojnë përmbytje të reja.

    Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt.

    Në pjesën e dytë të javës, edhe pse jo shumë mirë e konfirmuar, ka gjasa që një valë e të ftohtit të shtrihet mbi vendin tonë që zbret temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.  Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.

    Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme mbetet në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror kalon në vlera të dobëta.  Ditën e hënë indeksi mund të qëndrojë më gjatë në vlera të dobëta, por ditën vende-vende zbert edhe në vlera mesatare e të mjaftueshme.

    9.01 – Më ftohtë, kryesisht vranët.  Në mbrëmje sërish fillojnë të reshura bore e që vonë gjatë natës mund të përzien edhe me shi ose shi të akullt.

    10.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi.  Herë-herë me reshje më intensive shiu të përziera edhe me borë, vende-vende edhe shi i akullt.  Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.

    11.01 – Kryesisht me vranësira, herët në mëngjes me reshje bore.  Në mbrëmje me shi dhe borë.

    12.01 – Kryesisht me vranësira.  Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu e në mbrëmje bore.

    13.01 – Vranësira dhe intervale me diell, në mbrëmje me mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

    Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie pak nën vlera mesatare, me minimale që lëvizin nga -2C deri 0C, e maksimale ndërmjet 1C dhe 3C.

    Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-7m/s.

    Shtypja atmosferike në rritje të shtunën, më pas gradualisht në rënie.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur. “Është...
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.