×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ribashkohet Limaj me PDK’në?

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen së shpejti, mund ta kthejnë Fatmir Limajn në partinë amë.

    Gazeta Express ka pyetur brenda PDK’së dhe Nismës për mundësinë që këto të dyja të hyjnë në zgjedhje brenda një liste zgjedhore.

    Deklaratat e fundit nga zyrtarë të lartë të Nismës kanë lënë të kuptojnë për një afërsi mes Limajt e PDK’së.

    Vetë kryetari i partisë, Fatmir Limaj, në ka thënë javën e kaluar në Pressing se “Një koalicion i tillë, PDK-Nisma, do të luftonte për vend të parë”.

    Ndërsa ditë më parë, Bilall Sherifi nga radhët e Nismës deklaroi se partia kanë nisur kontaktet mes Nismës e PDK’së.

    “Z. Limaj ka pasur kontakte të vazhdueshme me PDK-në, nuk e di nivelet e tjera në PDK a janë të njoftuara. Me z.Mustafa gjithashtu dhe vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim. Këto janë tre opsione që kemi në tavolinë’, theksoi Sherifi.

    Tash vendi zyrtarisht do të shkojë në zgjedhje dhe pritet vetëm shpallja e tyre.

    Në një prononcim, shefi i grupit parlamentar të Nismës, Endrit Shala, ka bërë të ditur se partia ende nuk ka marrë vendim për ndonjë koalicion parazgjedhor.

    “Ende nuk e kemi marrë vendimin si parti se a do të kemi koalicion parazgjedhor apo do të garojmë të vetëm”, tha Shala

    Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë të mbajtur ditën e djeshme dhe kanë vendosur që Hoxhaj të jetë bartës i listës dhe kandidat për shef të Qeverisë në zgjedhjet e ardhshme, në mungesë të kryetarit Kadri Veseli, i cili është arrestuar, pasi Prokuroria Speciale e Hagës i ka ngritur aktakuzë për krime lufte.

    Hoxhaj ka në dorë se me kë shkon partia e tij në zgjedhje. Kështu thotë zyrtari i lartë i PDK’së, Elmi Recica.

    Deputeti nga radhët e PDK-së, tregoi që Partia Demokratike e Kosovës ia ka besuar të gjitha kompetencat kandidatit për Kryeministër.

    “Në si parti kemi marrë vendim që të gjitha kompetencat për zgjedhjet e ardhshme ia kemi besuar, z.Hoxhaj”, tha Reçica

    Bashkëpunimi i fundit mes PDK’së e Nismës, ka qenë para zgjedhjeve të vitit 2017, kur ato hyn nën ombrellën e PAN’it bashkë me AAK’në dhe i fituan zgjedhjet.

    Para PAN’it, Limaj ishte larguar nga PDK’ja nga paknaqësitë që kishte aty, për ta themeluar partinë e tij bashkë me një prej themeluesve të PDK’së, Jakup Krasniqin.

    Nisma Socialdemokrate gjatë zgjedhjeve të kaluara nacionale ishte në koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe me Partinë e Drejtësisë, të cilët së bashku kishin arritur që pas shumë vështirësive, megjithatë ta kalonin pragun zgjedhor dhe të hynin në Kuvend.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me një vendim të publikuar më 21 dhjetor, rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit, pas konsideroi se është zgjedhur në mënyrë kushtetuese, pasi deputeti Etem Arifi votoi pro saj edhe pse ishte i dënuar me burg.

    Zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen brenda 40 ditësh, prej ditës kur do të shpallen nga ushtruesja e detyrës së Presidentit.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur. Këtë e kanë bërë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë kanë qenë gjithmonë miqësore. Madje, ato duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke si shtete. Kështu...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës nga orët e mëngjesit, nëndyshimet për për një...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.