×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    A do të mbyllet përsëri Gjermania për të frenuar përhapjen e COVID-19

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe udhëheqësit e 16 rajoneve gjermane pritet që të martën ta zgjasin përtej janarit afatin e masave kufizuese dhe t’i ashpërsojnë ato për shkak të frikës rreth varianteve të reja të koronavirusit, të cilët besohet se janë më ngjitës.

    Gjermania në nëntor i mbylli restorantet, qendrat sportive dhe qendrat e zbavitjes, ndërsa afati i masave kufizuese u shtye në mesin e dhjetorit, ku u përfshinë shkollat dhe shumica e dyqaneve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, tha se masat e marra kanë ndikuar në rrafshimin e trajektores së infeksioneve, duke shtuar se edhe numri i pacientëve në repartet e kujdesit intensiv ka rënë pak.

    “Ky trend është pozitiv dhe sukses i kufizimeve të javëve të fundit, por kjo na sjell në pikën ku ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë para se të mund të themi se infeksionet janë nën kontroll”, tha ai.

    Variantet e virusit që janë regjistruar në Britaninë e Madhe dhe Afrikën Jugore gjithashtu paraqesin rrezik të madh për ta penguar rritjen e numrit të infeksioneve, shtoi zëdhënësi i Merkelit.

    “Ky është një rrezik të cilin politikanët e përgjegjshëm duhet ta marrin parasysh, më mirë herët sesa vonë”, tha në fund Seibert.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.