×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të mbahet takimi këtë të shtunë në Washington?! – përgjigjen nga zyra e Grenell

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Takimi i 27 qershorit në Washington, që shënon rinisjen në SHBA të dialogut Kosovë-Serbi, parashihet të zhvillohet siç ishte paracaktuar, në Shtëpinë e Bardhë.

    Përkundër zhvillimit të sotëm të ngritjes së aktakuzës, nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale, ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që ishte pjesë e delegacionit kosovar, siç ka njoftuar edhe vetë nikoqiri, ambasadori Richard Grenell “procesi do të shkojë përpara” me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Presidentin serb Aleksandar Vucic.Zyra e Emisarit të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, thekson se nuk ka ndonjë zhvillim të ri rreth takimit të 27 qershorit në Washington.Thonë se po të kishte diçka, do të publikohej në Twitterin e Grenell.

    “Momentalisht, nuk ka ndonjë te re. Nëse ka, ato mund t’i gjeni në Twitterin e Ambasadorit Grenell”, ka deklaruar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ zëdhënësi i Zyrës së Grenell, Dick Custin.

    E, e reja e fundit që u dha nga Grenell përmes këtij rrjeti social, ishte se takimi në Washington i thirrur nga vetë emisari i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet të shtunën, por pa Presidentin kosovar Hashim Thaçi për të cilin vetë Grenell njoftoi se anuloi udhëtimin në SHBA pas bërjes publike të aktakuzës nga Gjykata Speciale.“Ne shikojmë përpara drejt diskutimeve të së shtunës që do të drejtohen nga presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell, të mërkurën në Twitter.

    E sa i përket raportimeve në disa media në Kosovë se Kryeministri Avdullah Hoti do të anulojë udhëtimin në SHBA, nga Zyra e Grenell thonë se duhet pyetur vetë zyrën e kryeministrit kosovar.“Sa i përket pjesëmarrjes së kryeministrit Hoti, është mirë këto informata t’i kërkoni në zyrën e tij”, i tha të mërkurën vonë, Gazetës Online ‘Reporteri.net’, zëdhënësi Custin.Nga zyra e Kryeministrit Hoti nuk janë deklaruar ende zyrtarisht nëse shefi i ekzekutivit do të niset pa Thaçin drejt SHBA-ve, apo do ta anulojë udhëtimin e tij. Derisa, bashkëpartiaku i tij, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një prononcim televiziv ka thënë se Hoti nuk do të shkojë në Washington, pasi sipas Hazirit nuk ka delegacion pa Hashim Thaçin.

    Ndryshe, Prokuroria e Specializuar e Hagës ka njoftuar se sot se më 24 prill 2020 ka dërguar në Dhoma të Specializuara për Kosovën aktakuzën për krime lufte ndaj dy ish-eksponentëve të UCK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit. I pari gjatë luftës kishte qenë Drejtor politik i UCK-së, derisa sot president i Kosovës, ndërsa Veseli që sot drejton partinë opozitare PDK, kishte qenë shef i njësisë zbulim kundër-zbulim të UCK-së.Prokuroria e Specializuara e të ashtuquajturës Gjykatë Speciale ka theksuar se në këtë aktakuzë që ngrit dyshime për rreth 100 vrasje, përfshirë edhe ato politike, akuzohen edhe persona tjerë, përveç Thaçit e Veselit. Por, thekson se emrat e vetëm këtyre dy të akuzuarave u bënë publik, përkundër se aktakuza nuk është konfirmuar ende, pasi siç thekson njoftimi kanë bërë përpjekje që fshehurazi ta sabotojnë procesin e Speciales.Emrat e dy të akuzuarve, që përfshihet edhe Presidenti Hashim Thaçi, u bënë publike tre ditë para se ky i fundit të marrë pjesë në takimin mes Kosovës dhe Serbisë të thirrur në SHBA, e ku pritej që Thaçi të jetë drejtues i delegacionit kosovar.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.