×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të marrë pjesë Driton Selmanaj në seancën për votimin e buxhetit?

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2020

    Të hënën, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2021 do t’i marrë votat e nevojshme për miratim.

    Numrat pritet t’i sigurojë Partia Demokratike e Kosovës. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të këtij subjekti opozitar, Enver Hoxhaj, tha se votën e jep për shkak të krizës financiare që mund të krijohet nëse shkohet në zgjedhje pa buxhet të sigurt.

    Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i tha Klan Kosovës përmes telefonit se do të konsultohet me shefin e tij në qeveri, Avdullah Hoti, nëse do të marrë pjesë apo jo në seancë, për shkak se prezenca e tij mund ta shtyjë Lëvizjen Vetëvendosje ta bllokojë punën sikur të premten e 18 dhjetorit.

    Hoti pasditen e së dielës u bëri thirrje deputetëve ta mbështesin Ligjin për Buxhetin nga i cili varet krejtësisht edhe ai për Rimëkëmbje Ekonomike.Ndërsa Vetëvendosje të dielën nuk i ka dhënë përgjigje televizionit nëse do ta votojnë buxhetin. Por më herët, nga ky subjekt kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin pikën e dytë të rendit të së hënës, për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat nevojiten 80 vota.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjançiq, nënkryetaren e komunës së...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...
    Lajme18 Prill 2024
    Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës. Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare...
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.