×
  • Sport
  • Sport

    A do të largohet Ronaldo nga liga arabe?

    FrontOnline
    01 Qershor 2023

    Cristiano Ronaldo nuk ia doli të festonte titullin në Arabinë Saudite, ku u transferua në merkaton e dimrit, pasi ekipi i tij, Al Nassr u rendit në vendin e dytë, pas Al Ittihadit. Pavarësisht këtij zhgënjimi, CR7 garantoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient, pra do të qëndrojë në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite edhe sezonin e ardhshëm.

    “Unë mendoj se liga është shumë e mirë, por ne kemi ende shumë mundësi për t’u rritur. E përsëris, liga saudite është e mirë dhe konkurruese. Kemi ekipe shumë të mira, kemi shumë lojtarë të mirë arabë”, deklaroi portugezi në një intervistë për mediet vendëse.

    Gjithsesi, Ronaldo nuk ngurron të tregojë se në cilat aspekte duhet të përmirësohet Liga Suadite.

    “Infrastrukturat, mendoj se duhet të përmirësohen pak. Edhe gjyqtarët, sistemi VAR… Duhet të jenë pak më të shpejtë, një ose dy gjëra të vogla që duhen përmirësuar. Por unë jam i lumtur këtu, dua të qëndroj këtu dhe do të qëndroj këtu. Dhe, për mendimin tim, nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë në pesë vitet e ardhshme, mendoj se liga saudite mund të arrijë në top-5 në botë”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport29 Shtator 2023
    Barcelona ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të javë së tetë në La Liga. Fillimi i ndeshjes...
    Sport29 Shtator 2023
    Monza ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Alejandro ‘Papu’ Gomez me një kontratë deri në fund të sezonit 2023-24. 35-vjeçari arrin si transferim...
    Sport29 Shtator 2023
    Drita dhe Gjilani ndeshjen e xhiros së tetë në “Albi Mall” Superligë do ta zhvillojnë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Kështu...
    Të tjera
    Sport29 Shtator 2023
    Monza ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Alejandro ‘Papu’ Gomez me një kontratë deri në fund të sezonit 2023-24. 35-vjeçari arrin si transferim...
    Lajme29 Shtator 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të ShBA-së, Joe Biden, Jake Sullivan. Kurti e...
    Lajme29 Shtator 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se përgjegjësit për sulmin në Banjskë ndodhen në Serbi....
    Lajme29 Shtator 2023
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë dhënë një mediumi në Shqipëri ka trajtuar zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe...
    Lajme29 Shtator 2023
    Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, analisti Dushan Janjiq deklaroi në një intervistë në “Info Plus” në RTK, se grupi...
    Lajme29 Shtator 2023
    Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka njoftuar se e ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.