×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A do të ketë vonesa në pagesat e 10 përqindëshit? Flasin nga Trusti

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Është dita e 5-të e aplikimit.

    E në katër të parat, ueb-faqja që lansoi Trusti për tërheqjen e  10 % është “bombarduar” nga kërkesat e qytetarëve.

    Mbi 300 mijë të tilla u parashtruan nga kontributpaguesit.

    “Deri më tani janë më shumë se treqind e tridhjetë mijë aplikues, pra në katër ditët e para. Fluksi vazhdon të jetë i lartë”, u shpreh Jeton Demi, zëdhënës në Trust.

    Paratë, atyre që aplikuan, pritet t`u dalin në bankë brenda dy javësh.

    Megjithatë Jeton Demi, zëdhënës në Trust nuk e përjashton mundësinë që ekzekutimi i tyre të zgjasë edhe pak më shumë.

    “Ne e kemi vendos një afat dy javor nëse gjithçka shkon mirë. Por, për çështjen e pagesave do të na duhen edhe disa ditë. Të shohim procesi si po shkon.  Ka punë për t`u trajtuar”, theksoi ai.

    Afati për aplikim do të jetë i hapur për katër muaj deri më 6 prill të vitit 2021.

    Nga Trusti u zotuan se gjatë kësaj kohe do të trajtojnë çdo ankesë për parregullsi që vjen në adresë të tyre./Front Online/

     

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ndërkombëtarët po rezervohen për t’i shpalosur rezultatet e hetimeve për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me hapjen zyrtare të konkursit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një person është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e therjes me thikë në Deçan mbrëmë më 8 shtator. Këtë  e bëri...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha sot se Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një kosovar është dënuar me 12 mijë euro gjobë në Kroaci, pasi thuhet se u zu duke konstrabanduar cigare në vendkalimin kufitar...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale. Në Departamentin...
    Sport09 Shtator 2024
    Basketbollisti turk, Ilkan Karaman është goditur për vdekje nga një shofer i dehur teksa priste në trotuar në komunën e Datçës të...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut tha të hënën se përfundimi i luftës gati njëvjeçare në Gaza është prioritet dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kombinati metalurgjik Trepça nuk ka arritur deri më tash të prodhojë as gjysmën e produkteve të përshkruara në planin e tij të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.