×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të kandidojë Kurti për deputet?! – LVV pritët të dalë me një qëndrim zyrtar

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Gjykata Kushtetues në vendimin e plotë të publikuar dje, ka thënë se asnjë person që është i dënuar tre vitet e fundit s’mund të jetë kandidat për deputet, duke përfshirë këtu edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Lidhur me këtë çështje, njohësit e kushtetutës u deklaruan se Albin Kurti dhe disa deputet të tjerë të cilët ishin dënuar tre vitet e fundit nuk mund të kandidojnë për deputet.

    Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur për Gazeta Blic, se gjatë ditës LVV-ja do të dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me kandidaturën e kreut të kësaj partie, Albin Kurtit.

    “Po gjatë ditës së sotme ne si Lëvizje Vetëvendosje do të dalim me një qëndrim zyrtar sa i përket kësaj çështje”, ka thënë ajo.

    Neni 71.1 i Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 29.1(q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit.Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës dje ka bërë publike përmbledhjen e vendimit për “Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, të 3 qershorit 2020, për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

    Ky është vendimi i cili ka dërguar Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjellë Gazeta Blic.Zgjedhjet në Kosovë u vendosën të mbahen me 14 Shkurt.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, njofton se ka...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur optimist se Kosova do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe se dërgimi i draft-statutit...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta, por kërkon një marrëveshje të...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill Komitetit të Ministrave që ta pranojë Kosovën si pjesëtare...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni për FrontOnline është deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, lidhur me raportin e DASHI-it....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka siguruar se nuk ka aspak plane për të zgjeruar programin e përbashkët të sigurisë...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Në Serbi po qëndron për një vizitë Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel. Në kuadër të...
    Lajme23 Prill 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me raportin e DASH-it, ku thuhet se Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.