×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së? Flet Sami Lushtaku

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një emisioni televiziv paralajmëroi se së shpejti do të mbahet konventa e kësaj partie ku do të zgjedhjet kryetari dhe kryesia e re.

    Por kush do të jenë kandidatët për kryetar të kësaj partie.

    Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, i pyetur nga Front Online ka thënë se nuk do të jetë kandidat për këtë pozitë, pasi që do të kandidoj për kryetar të Skenderajt.

    “Jo, nuk do të kandidoj, mendoj se mosha ime është që e kam mendjen me iu kthyer Skenderajt me punu në Skenderaj dhe në Drenicë, dhe unë fal zotit kam miq e shok dhe PDK-në do ta ndihmoj vazhdimisht. Unë nuk kam ambicie për kryetar të PDK-së”, tha ai për Front Online.

    Nënkryetari i PDK-së, tutje tha se besimin e anëtarëve të PDK-së për kryetar të partisë do ta merr ai që është i përgjegjshëm.

    “Është momenti që na ta ndihmojnë Partinë Demokratike, por mos të jemi dera e parë, na jemi prapavija e PDK-së, vota është e shenjtë dhe nuk mund të tregoj se kënd e preferoj për kryetar të PDK-së, unë ja jepi votën atij që ma mbushë mendjen sa do ta ndihmon PDK-në, besimin e PDK-së do ta merr ai që anëtarët e shohin që është I përgjegjshëm”, tha ai për Front Online.

    I pyetur se deri më tani a ka pretendentë të tjerë për të parin e PDK-së, Lushtaku tha se nuk është i informuar.

    Ai tha se njëri nga kandidatët është edhe Enver Hoxhaj.

    “Njëri nga kandidatët është Enver Hoxhaj, për kandidatura tjera nuk e di derisa unë nuk jam kandidat, uroj të ketë kandidatura jo formale, por për të qenë një garë më interesante dhe besoj se kjo do të ndodh në PDK”, tha ai për Front Online.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile, sipas raportit “Fillimi...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...
    Lajme19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke përkujtuar se Kosova...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në programin solemn “Dita e Ulqinit - Folklori i Ulqinit”, organizuar nga Ambasada...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.