×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së? Flet Lutfi Haziri për Front Online

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Ndonëse kishte paralajmëruar që në fillim të kësaj jave do t’a bëjë publike ose jo kandidaturën për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ende nuk e ka marrë një vendim të tillë, shkruan Front Online.

    Haziri në një prononcim për Front Online ka thënë se është në konsultime të brendshme me partinë.

    “Nuk kam deklaruar se do të tregojë në fillim të javës, kam thënë gjatë kësaj jave, java është e gjatë, nuk kam ende vendim, jam në konsultime të brendshme”, ka thënë Haziri

    Ndërsa, i pyetur se a e ka përkrahjen e LDK-së për t’u zgjedhur kryetar i kësaj të fundit, Haziri është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës ia jep përkrahjen çdo kandidati.

    “LDK-ja ia jep përkrahjen çdo kandidati që del, tash jemi më shumë se nja, duhet me pa në Kuvend kush e merr përkrahjen”, ka thënë ai, për Front Online.

    Ditë më parë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një emision televiziv ka deklaruar se në fillim të kësaj jave do të bëjë publike se a do të kandidojë për kryetar të LDK-së, apo jo.

    “Në fillim të javës së ardhshme do ta bëjë me dije. Neve na kanë bërë edhe ashtu pretendent edhe struktura edhe mediat edhe të tjerët”, është shprehur Haziri për Front Online

    Lidhja Demokratike e Kosovës më 14 mars do të mbajë Kuvendin Zgjedhor në të cilin pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie dhe kryesia e re, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

    Si arsye e dorëheqjes ka qenë humbja e thellë e kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit./Front Online/

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një personi i cili ishte aksidentuar të dielën me 14 prill në rrugën...
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme20 Prill 2024
    Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun, i cili dyshohet...
    Lajme20 Prill 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.