×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të arrijë Lajçak ta bindë Serbinë që Asociacioni të bëhet siç thotë Kushtetuesja?

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Për shkak të bllokimit të procesit të dialogut, i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak po qëndron në Kosovë e më pas do të udhëtojë drejt Serbisë.

    Procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është bllokuar sërish për shkak të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo pasi që pala kosovare po insiston se s’ka çfarë të flitet për këtë temë pasi që Gjykata Kushtetuese e ka dhënë verdiktin final, përderisa pala serbe insiston që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

    Në bazë të aktgjykimit kushtetues, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

    E pikërisht për shkak të Asociacionit, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë dhe është takuar me krerët shtetëror dhe politik në vend.

    Për shkak se Asociacioni tashmë është bërë “mollë sherri” në procesin e dialogut, mbetet të shihet nëse ka ndonjë gjasë që Lajçak ta bindë Serbinë që ta pranojë atë në bazë të aktvendimit kushtetues. Njohësit e çështjeve politike në vend, thonë se kjo do të definohet pas vizitave që do t’i zhvillojë Lajçak në Kosovë e Serbi.

    Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për lajmi.net, se tashmë po dihet që vizita e Lajçakut në Kosovë është pikërisht për çështjen e Asociacionit.

    Sipas Krasniqit, marrë parasysh edhe të drejtat që i ka minoriteti serb në Kosovë, kjo edhe mund të jetë një çelës drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

    “Jemi duke e parë që zotëri Lajçak ka një vizitë në Kosovë dhe Serbi për shkak se tema është asociacioni dhe duket se ka një kundërshtim nga pala kosovare për ta diskutuar këtë temë, ndërkohë që pala serbe insiston që kjo temë duhet të diskutohet. Nëse e shohim në pikëpamje pak më të gjerë, çështja e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, është një çështje e cila mund të jetë çelësi i arritjes së një marrëveshjeje Kosovë-Serbi”, theksoi Krasniqi për lajmi.net.

    Tutje ajo thotë se për Kosovën është shumë e rëndësishme që çfarëdo veprimi që merret për marrëveshjen përfundimtare, nuk duhet të cenohet funksionimi kushtetues dhe unitar i shtetit.

    Sipas Krasniqit, Kosova duhet të ketë pozicionim të qartë dhe të jetë e gatshme për mos cenim të kushtetutshmërisë së shtetit në mënyrë që të mos mund të krijohen struktura të cilat e cenojnë funksionimin e shtetit të Kosovës.

    “Por për ne mbetet e rëndësishme si Kosovë më përpara që dialogu është i pa alternativë dhe e dyta që çfarëdo lloj veprimi që merret drejt ndërmarrjes së një marrëveshjeje përfundimtare të mos e dëmtoj shtetin e Kosovës, funksionimin e saj kushtetues dhe të mos e cenoj funksionimin unitar të shtetit. Këto janë bisedime të vështira dhe prandaj duhet të ketë një, ajo çfarë po shohim ne në Kosovë është një mungesë e konsensusit politik edhe një pozicionim të qartë të palës kosovare, prandaj edhe duhet të ketë edhe një pozicionim të qartë edhe të palës kosovare në këtë proces në mënyrë që të mund të shtyhen përpara edhe kërkesat e Kosovës. Ajo çfarë ne e dimë është që pala serbe nuk e interesuar që të ketë një asociacion në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo nuk ia përmbush të them ashtu kushtimit ambiciet e saja, apetitet e saja që ka në Kosovë. Por për ne si Kosovë është e rëndësishme që ne të kemi pozicionin tonë që nuk jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të cilat mund të cenojnë kushtetutshmërinë e shtetit të Kosovës apo edhe të mund të krijojnë struktura të cilat drejtpërdrejt mund të cenojnë funksionimin e shtetit të Kosovës”, tha Krasniqi.

    E pyetur nga lajmi.net, se a ka ndonjë gjasë që Lajçak ta bindë Serbinë që ta pranojë Asociacionin në bazë të aktgjykimit kushtetues, marrë parasysh se Serbia tashmë ka të hapur kapitujt e saj për anëtarësim në BE, Krasniqi thotë se kjo gjë mbetet të shihet pas përfundimit të takimeve që do t’i ketë Lajçak në Kosovë dhe Serbi.

    Sipas saj, sa i përket çështjes së Asociacionit, BE-ja tashmë është duke thënë se nuk do të preket rendi kushtetues i Kosovës, por që Serbia nuk e pranon Asociacionin në bazë të kushtetutshmërisë.

    “Tash kjo mbetet për tu parë si do të shkojnë bisedimet dhe çfarë është duke u kërkuar. Ajo çfarë ne po e shohim është se po flitet për statutin e asociacionit, BE-ja po thotë se nuk duan të prekin rendin kushtetues të Kosovës por gjithsesi e dimë që Serbia nuk është e interesuar të ketë një asociacion i cili është komplet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Tani se a do të arrijë Lajçak ta bindë ose jo Serbinë, ajo mbetet të shihet se si do të ecin bisedimet dhe çfarë dakordimi do të ketë. Por duhet të ketë më shumë qartësi edhe nga pala kosovare rreth këtij procesi dhe duhet të ketë më shumë qartësi rreth komplet procesit të dialogut në përgjithësi sepse palët janë dakorduar për elementet e procesit, por për neve ende nuk janë të qarta se cilat janë këto elemente të procesit”, u shpreh Krasniqi.

    Në anën tjetër, Imer Mushkolaj, njohës i çështjeve politike në vend, ka thënë për lajmi.net, se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk ka kompetenca ekzekutive në shumicën e fushave.

    Sipas tij, Bashkimi Evropian do të përpiqet që të gjej një mes rreth Asociacionit, pasi që ai nuk është as Organizatë Joqeveritare (OJQ) dhe as nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

    “Nëse asociacioni krijohet sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese atëherë flasim për një trup, për një organizëm i cili nuk do të ketë kompetenca ekzekutive në shumicën e fushave. Pra në këtë rast unë besoj që përpjekja është për me e gjet një kompromis që të krijohet diçka ndërmjet një trupe me kompetenca ekzekutive dhe një OJQ-je. Asociacioni nuk është një OJQ, sepse po të ishte kështu do të themelohej në Kosovë sikurse asociacioni ekzistues i komunave që ekziston në Kosovë, por po ashtu Gjykata ka thënë se asociacioni nuk mundet me qenë as me kompetenca as me kompetenca ekzekutive, kështu që unë besoj se është duke shkuar drejt një kompromisi me gjet diçka ndërmjet, e çka është kjo ndërmjet tash për tash nuk besoj se e ka të qartë as Brukseli e as Qeveria e Kosovës”, theksoi Mushkolaj për lajmi.net.

    Sipas Mushkolajt, vetë fakti që Bashkimi Evropian, tashmë Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po i referohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është tregues që edhe fokusi i Lajçakut, është që të gjendet apo të krijohet një “diçka” për këtë çështje.

    “Deri vonë, Brukseli kur e përmendte asociacionin fare nuk e përmendte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse vetëm tash në këto javët e fundit po i referohet edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese që është normale dhe legjitime. Kështu që duke e pasur parasysh këtë qasje të Brukselit, unë besoj që edhe fokusi i Lajçakut, por në përgjithësi edhe i Qeverisë së Kosovës do të jetë që të krijohet një diçka në thonjëza sepse nuk po e di si ta quaj, e cila nuk do të ketë kompetenca ekzekutive por do të merret më tepër me bashkëpunimin ndërmjet komunave, mbase me kompetenca minimale në fusha të caktuara”, u shpreh Mushkolaj.

    Theksojmë se i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po qëndron në Prishtinë që nga e marta deri të enjten. Gjatë këtyre ditëve Lajçak është takuar me krerët institucional dhe partiak, ku temë kryesore ka qenë dialogu me Serbinë.

    Mirëpo përveç postimeve në rrejte sociale, Lajçak nuk ka mbajtur asnjë konferencë pas takimeve, por lajmi.net, merr vesh se ai do të mund t’i drejtohet popullit të Kosovës gjatë ditës së nesërme në një konferencë për medie para nisjes për në Serbi.

    Pas vizitës treditore në Kosovë, Lajçak të enjten do të udhëtojë drejt Serbisë, ku edhe atje pritet të takohet me krerët institucional dhe partitë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për zhbllokimin e procesit të dialogut e në veçanti të gjendet një kompromis për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. /Lajmi.net/

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.