×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A do ta rrëzojë Gjykata të mërkurën Qeverinë “Hoti”? Flasin njohësit e Kushtetutës

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Në Gjykatën Kushtetues nesër do të mbahet seancë dëgjimore për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me kushtetutshmërinë e votës së deputeti Etem Arifi.

    Kjo për shkak që kjo parti e  pati dërguar në Kushtetuese votën e deputetit të partisë së Ashkalinjëve, Etem Arifit, i cili është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

    Njohësit e kushtetutës në vend thonë se Kushtetuesja është vonuar në vendimin e saj dhe se ky proces është zvarritur tej mase.

    Riza Smaka, thotë për Front Online se vota e deputeti Arifi ka qenë e papranueshme.

    “Nuk ka pas kapacitet për të votuar dmth vota e tij është e papranueshme, inekzistente prandaj nuk ka zgjidhej tjetër, tjetër është se nëse edhe tash vendos sipas politikave ditore që duhet ta konstatojë që vota e tij ka qenë inekzistente dhe Qeveria nuk ka qenë formuar se nuk i ka pasur 61 vota më së paku dhe kjo qeveri del se është qeveri de juro me defekte, më pastaj vjen eventualisht tentativa për ta formuar një koalicion , një qeveri tjetër por nuk besoj që ka as vullnet politik as kapacitet, dhe do të shkohet në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme”, ka thënë Smaka.

    Por, thotë se nëse Kushtetuesja e hedh poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje atëherë kjo Gjykatë nuk duhet të ekzistojë.

    “Nëse nuk e konstaton qe vota e tij ka qenë nule atëherë nuk ka kurrfarë arsyetimi të ekzistojë ajo Gjykatë Kushtetuese, nuk ka kurrfar racioni që e qet të gjykojë ndryshe”, ka thënë Smaka për Front Online.

    Kurse, njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu, duke folur për këtë proces thotë se rëndësia e tij është kruciale, por se problemi nuk është aq i thjeshtë siç duket.

    “Supozojmë që do të ketë një vendim, pra  në dobi të parashtruesit të subjektit politik, parashtruesit të parashtresës atëherë gjendja mund të kthehet në fillim, do të thotë veprimet që janë ndërmarrë në ndërkohë në procedurën e votimit të Qeverisë do të duhej të viheshin në diskutim, në tavolinë dhe pastaj mendoj unë. Do të ketë detyrë shumë të vështirë nga ushtruesja e  detyrës së presidentes sepse do të duhet të ndërmarrë veprime të cilat nuk janë mjaftueshëm të parapara në Kushtetutë dhe do të shohim se si do të veprohet”, ka deklaruar Baraliu.

    Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë “Hoti”.

    Për Vetëvendosjen vota e deputetit Arifi është jo-valide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

    Arifi është i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”./FrontOnline/

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka mposhtur në zgjedhjet për president kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin. Sipas rezultateteve preliminare të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas publikimit të rezultateve të para, BDI ka nisur festë në Tetovë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni....
    Lajme24 Prill 2024
    Sipas rezultateve të para të publikuara nga KSHZ, mes VLEN dhe Frontit Evropian, për momenti duke pri me vota është Bujar Osmani...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve. Sipas kësaj liste, e para del të jetë Siljanovska nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.