[wp-story]

Lajme

A do ta ketë problem Albin Kurti koalicionin edhe me komunitetet?

A do ta ketë problem Albin Kurti koalicionin edhe me komunitetet?
21:24 | 06 Dhjetor 2019

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nuk pritet të ketë problem të arrijë koalicion me komunitetin egjiptian, megjithëse një marrëveshje të tillë nuk e ke arritur ende.

Kurti hasi në vështirësi në takimin e fundit me partnerin kryesor të koalicionit, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ai u largua nga takimi me Isa Mustafën pa ndonjë marrëveshje, ndërsa mospajtimi kryesor ishte posti i presidentit.

Në pritje të marrëveshjes është edhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha i cili ka thënë për Gazetën Sinjali se janë pajtuar me VV-në për një marrëveshje, por që do të bisedohet pas koalicionit LDK-VV.

Për Gazetën Sinjali ka thënë se ende nuk e di ofertën e Vetëvendosjes.

“Ne po e presim marrëveshjen qendrore në mes të LDK-së dhe VV-së dhe pastaj e kemi një marrëveshje në pritje, me bisedua dhe me bë marrëveshje edhe me neve. Synojmë me udhëheq ministri, por ende nuk i di detajet dhe nuk e di ofertën nuk mundem me të thënë tani se nuk e di ofertën e qeverisë” , ka thënë Berisha për Gazetën Sinjali.

Veton Berisha ka treguar se Vetëvendosja e ka pyetur nëse e mbështetë formimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin. Ai ka thënë se nuk ka kuptim një ofertë nga VV për ta mbështetur qeverinë dhe të mos i ofrojë hise.

“Kanë kërkuar që a do ta mbështesim qeverinë, në parim në do ta mbështesim Qeverinë Kurti, por para se me u vendos do të ulemi dhe të bisedojmë dhe të shohim çka do të ndodh mes neve. Se besoj që partneri nuk na mbështet, partneri e dinë që me qenë pjesë e qeverisë duhet me marrë pjesë në qeveri, nuk është çështje a e mbështesim, nuk e besoj që partneri kërkon me e mbështet pa marrë pjesë në qeveri pa marrë përgjegjësi, pa marrë hisen që na e takon”, ka thënë ai.

Mbetet ende  paqartë koalicioni mes VV-së dhe LDK-së të cilat nuk po arrijnë të pajtohen për postin e presidentit si dhe për postet ministore. LDK këmbëngul që të merren vesh për presidentin e ri pas dy viteve, ndërsa VV kërkon të mos e fus në marrëveshje një post të tillë.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera