×
  • Vip
  • Vip

    Këngë për të mos u humbur, Kanita vjen me një super hit në Oriental House

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Këngëtarja dhe artsistja e njohur nga Maqedonia e Veriut, Kanita Suma, ka publikuar këngën e saj të radhës e titulluar “Alone”.

    Pa dyshim një super hit i punar nga “Deda Music”, Deard Sylejmani, ndërsa me teskt të shkruar nga vetë artistja.

    Për vijat melodike është përkujdesur Liro derisa kjo këngë është duke synuar tregn ndërkombëtar sikurse edhe kënga tjetër e Kanitës, “Don’t let me go” që tashmë numëron mbi 100 milion shikime në të gjitha platformat online  e po vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën.

    Mirëpo këto nuk do të jenë projektet e vetme të Kanitës të cilat po synojnë audiencën në botë, zemrat e të cilave tashmë vetëm i ka fituar me këngën “Don’t let me go”.

    Për Gazetën Infokus, Kanita ka treguar se është duke punuar dhe së shpejti do të vijë me një këngë të re në shqip, e po të njëjtit zhanër, por edhe me instrumente tradicionale të lidhura me modernen që pritet të vijë në muajin qershor.

    Kujtojmë se Kanita qysh në moshë të re është marrë me muzikë ku ka fituar një sërë çmimesh në projekte televizive dhe ka marrë pjesë në festivale të njohura shqiptare.

    Kanita Suma ka lindur më 26 korrik 2001 në një familje shqiptare në qytetin e Shkupit, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, aktualisht Maqedonia e Veriut.

    Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, Kanita mori vëmendje ndërsa mbajti audicione për serinë e dytë të X Factor Albania më 2012 dhe përfundoi në vendin e katërt.

    Ajo vazhdoi karrierën e saj muzikore dhe mori pjesë në Kënga Magjike në dy raste, më 2014 dhe 2018.

    Në vitin 2019, ajo mori pjesë në konkursin para-përzgjedhës Festivali i Këngës, në mënyrë që ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 me këngën “Ankth”.

    Në janar të vitit 2020, u publikua kënga “Fllad” dhe arriti numrin e shtatëdhjetë e tetë në Shqipëri.

    Në vazhdim po ju lëmë të shijoni tingujt e kësaj kënge që po kalon kufijtë e shqiptarisë.

    Nga Rubrika
    Vip19 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera...
    Vip19 Korrik 2025
    Artistja e njohur, Tayna po vjen me një projekt të ri muzikor. Kështu ka bërë të ditur vet ajo, përmes postimeve në...
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.