×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    51% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035, nëse nuk ndërmerren veprime të rëndësishme për ta parandaluar atë. Këto janë faktet e nxjerra në dritë nga Atlasi 2023 i Federatës Botërore të Obezitetit. Për këto vlerësime, është marrë parasysh indeksi i masës trupore (BMI), një numër i llogaritur duke pjesëtuar peshën me katrorin e gjatësisë.

    Ai parashikon që 51% e botës, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë mbipeshë ose obezë brenda 12 viteve të ardhshme.

    Moshat që priten të preken më shumë janë nga 5-19 vjeç ndërsa shkalla e obezitetit tek djemtë është veçanërisht dekurajuese pasi duket se dyfishohet nga 10% në 20%. Tek vajzat, 8% pritet të arrijë në 18%.

    Obeziteti i fëmijëve mund të dyfishohet më shumë nga nivelet e vitit 2020, duke arritur në 208 milionë djem dhe 175 milionë vajza deri në vitin 2035.

    Sipas raportit, normat e obezitetit po rriten veçanërisht me shpejtësi tek fëmijët dhe në vendet me të ardhura më të ulëta. Në fakt, pothuajse të gjitha vendet që pritet të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme janë vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare në Azi dhe Afrikë.

    Të dhënat e reja janë një “paralajmërim i qartë”, thotë Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, duke theksuar se politikëbërësit duhet të veprojnë tani për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

    Kostoja për shoqërinë është e konsiderueshme për shkak të kushteve shëndetësore që lidhen me mbipeshën dhe nëse nuk gjendet menjëherë një zgjidhje, ndikimi do të jetë i ngjashëm me humbjet e pandemisë në vitin 2020.

    Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një person është mbipeshë kur indeksi i masës trupore i kalon 25 dhe obez kur i kalon 30. Në vitin 2020, 2.6 miliardë njerëz binin në këto kategori, ose 38% e popullsisë së botës./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Korrik 2025
    Një studim i ri, i botuar në revistën PLOS One, ka zbuluar se ekspozimi i fetusit ndaj dy përbërësve kryesorë të lëngjeve...
    Lifestyle18 Korrik 2025
    FJALËT në një marrëdhënie bartin shumë kuptime dhe mund të shprehin një sërë emocionesh – nga dashuria te mospajtimi. Toni me të...
    Lifestyle17 Korrik 2025
    Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është...
    Lajme20 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një reagimi kujtoi se në prag të certifikimit të zgjedhjeve në vitin 2017, liroi nga detyra...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Me qëllim të rritjes së parametrave të sigurisë detare, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare nga Ksamili në Koman ka bllokuar 30...
    Lajme20 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat mbi fluksin e qarkullimit në pikat kufitare. Aktualisht ka pritje për të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht të nxehtë, që do të zgjasë nga e hëna deri të premten,...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht të dielën në fshatin Kutalli të Dimalit. Sipas njoftimit të policisë, 51-vjeçari ishte duke prishur një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.