×
  • Vip
  • Vip

    Zhaklina komenton banorët, tregon arsyen përse Luizi është ndryshe nga të tjerët

    FrontOnline
    28 Janar 2023

    Zhaklin Lekatari është njohur gjithnjë për mendimet pafiltra, të drejtpërdrejta dhe përkrahjen e kauzave të ndryshme.

    Por, muajin e fundit është përfolur kryesisht për rolin e ri që ka marrë si opinioniste në “Big Brother VIP”. Krah Arbër Hajdarit, ajo ndan me të gjithë mendimet e saj rreth dinamikave në lojën e famshme dy herë në javë.

    Sigurisht, rreth qëndrimeve të tyee ka reagime pro dhe kundër. Por, çfarë mendon Zhaklina për secilin prej banorëve?

    “Ka shumë banorë që më pëlqejnë. Një pjesë të mirë të tyre i njoh edhe që nga jashtë. Kejvina më pëlqente. Kur hyri mendoja se do tregonte një anë tjetër të sajën. Olta ka një protagonizëm që njerëzit i bezdis, por mua nuk më bezdis protagonizmi i saj.

    Është më shumë teatrale, nuk e shoh Oltën si një njeri të ligë. Efin e shoh emotive dhe lozonjare. Tea është një vajzë inteligjente, por në zhvillim e sipër. Nita dhe Diola më pëlqejnë shumë, do doja të ishin më aktive. Por më duken vajza shumë stabile.

    Bjordi është i ëmbël dhe i zgjuar. Mendoj se mund të arrijë deri në finale me atë qetësinë e vet. Maestro është një thashethemexhi i lezetshëm. Por ka atë stilin e vetë, është i këndshëm.

    Amosi ndonjëherë më pëlqen me logjikën e vetë, ndonjëherë më duket sikur ka diçka që e pengon dhe nuk e lë të jetë plotësisht vetja. Dea është një vajzë atipike me një humor atipik, por aty më duket gjithmonë në mbrojtje. Kristi më pëlqen por besoj se do ishte më i lirë nëse Roberti s’do ishte brenda kokës së tij me ato këshillat e veta.

    Luizi e luan shumë mirë lojën e “Big Brother” dhe besoj se në krahasim me të tjerët ai ka pasur një jetë shumë më të vështirë dhe halle. Dhe ato gjërat që ndodhin aty brenda i duken lojë. Dhe nuk merr asgjë seriozisht.

    Madje qesh me reagimet e tepërta. Është “all in”, sikur nuk ka asgjë për të humbur. Kiara nuk më duket naive, përkundrazi më duket inteligjente.”- tha Zhaku në një intervistë për TAR.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Lajme11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.