×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititin: Po, jam martuar zyrtarisht

    FrontOnline
    27 Janar 2023

    Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me regjisorin Taika Waititi të premten, duke e përshkruar atë dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘një ditë të veçantë’.

    Këngëtarja 32 vjeçe, po fliste në një intervistë të fundit Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj më të re “You Only Love Me”, shkruan DailyMail.

    Rita tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re muzikore po luaj në atë që mund të kishte qenë dasma ime”.

    Ylli, e cila zbuloi se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj të famshëm, dukej sensacionale teksa pozoi për disa imazhe ‘të nxehta’ në shtrat, për të promovuar klipin e ri.

    Ajo vazhdoi: “Kur dolën thashethemet e tipit: ‘A është martuar ajo apo jo? Doja të luaja në të. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… kjo nuk do të thotë se kështu ndodhi në të vërtetë”.

    Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë”.

    “Ishte bukur dhe e përsosur. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ishte e këndshme dhe e ëmbël… Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një festë të madhe”.

    Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër ‘Ora’. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”.

    Në një fotografi mjaft tërheqëse të publikuar pak para lansimit të këngës, Rita shkroi: “Epoka e re fillon tani…’You Only Love Me’ është e disponueshme tani”.

    “Jam shumë krenare për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe po vdisja që ta ndaja me të gjithë ju! Ju dua shumë, faleminderit që jeni me mua”.

    Këngëtarja e hitit “Anywhere” e derdh zemrën e saj në këngën emocionale të zhanrit pop për ‘ndjenjën e pambrojtur në fillimin e udhëtimit të saj romantik’.

    Rita tha: “Me ‘You Only Love Me’ dhe albumin tim të ardhshëm, doja të kapja dobësinë që kam përjetuar ndërsa u hapa ndaj dashurisë dhe hyra në një fazë të re të jetës”.

    “Të mësosh të heqësh dorë nga e kaluara për t’i hapur rrugë përvojave të reja është një proces thellësisht personal, dhe një proces që u ndjeva e detyruar ta dokumentoja përmes muzikës sime – udhëtimi nuk ishte gjithmonë i lehtë, por unë kam dalë prej tij më e fortë dhe e mbushur me më shumë dashuri nga sa kam menduar ndonjëherë të jetë e mundur”, tha këngëtarja e lindur në Prishtinë.

    Rita përndryshe këtë vit pritet të nxjerrë në treg të plotë albumin e tretë në karrierën e saj, pas dy albumeve paraprake shumë të suksesshme: “Phoenix” (2018) dhe “ORA” (2012).

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.