×
  • Vip
  • Vip

    Beyonce u pagua mbi 30 milionë euro në performancën njëorëshe në Dubai

    FrontOnline
    22 Janar 2023

    Për mysafirët që paguajnë 260 mijë euro në natë për një suitë, me siguri vetëm ylli më i madh i muzikës është zgjidhja e tyre e duhur.

    Dhe Beyonce ishte me të vërtetë ylli kryesor në festën e lançimit të mbrëmshëm të atij që cilësohet si hoteli më luksoz në botë.

    Këngëtarja e “Crazy In Love” sipas raportimeve u pagua mbi 30 milionë euro për shfaqjen e saj një orëshe – në performancën e parë pas katër vitesh në Atlantis The Royal në Dubai.

    Mysafirët e hotelit shijojnë furça dhëmbësh prej ari, krehër dhe brisqe me ar – një ‘menu’ me shtatë jastëkë, kujdestarë personalë dhe mundësinë për të medituar me delfinët.

    Dyqani i tij shet artin Picasso dhe ka 17 restorante dhe bare që përfshijnë tetë kuzhinierë të famshëm, duke përfshirë barin debutues të Heston Blumenthal, Resonance, ku të ftuarit mund të admirojnë një akuarium 21 metra të lartë që përmban katër mijë kandil deti.

    Dhoma më e lirë është 1655 euro në natë.

    Hoteli luksoz ku performoi Beyonce në Dubai

    Të famshëm që ishin të përfshirë në eventin madhështor ishin: Kendall Jenner, Rebel Wilson, Liam Payne, Mark Wright dhe Michelle Keegan si dhe bashkëshortin e Beyonce, Jay-Z dhe fëmijët e tyre.

    Suita ku ka qëndruar Beyonce dhe familja e saj kushton 130 mijë euro në natë. I vendosur mbi 11,000 metra katrorë dhe 22 kate lart, ka katër dhoma të mëdha, një kinema dhe pishinën e vet.

    Beyonce ka performuar disa nga hitet e mëdha si: “Naughty Girl”, “Halo”, “Spirit” dhe “Freedom”.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj  ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.