×
  • Vip
  • Vip

    Lufton për fitore, por Olta Gixharit nuk i duket asgjë 100 mijë euroshi: Me aq një makinë mund të blesh

    FrontOnline
    21 Janar 2023

    Olta Gixhari ka shprehur më shumë se një herë se do të jetë fituese e “BBV2”, por arsyeja nuk qenka aspak çmimi i madh.

    Në një diskutim me Ronaldo Sharkën, Olta u shpreh se për standardet e saj të jetesës, 100 mijë euro s’janë asgjë.

    “100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”– tha Olta.

    Olta Gixhari dhe Tea Trifoni nuk kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, madje edhe kanë debatuar me tone të ashpra, por kur tema është Luizi, ato bëhen gjithnjë bashkë.

    Luizi ka pasur debate me të dyja, ndërsa së fundmi në një diskutim është “sqaruar” me Tean. Olta i tha Teas se, duke qenë se tipi i saj është i tillë që nuk pranon të influencohet nga askush, Luizi e sheh këtë si pikë të dobët. Dhe sipas saj, Luizi po luan me mendjen e Teas. Pra, sipas Olta Gixharit, fjalët dhe gjithçka çfarë i thotë ai, është një lojë, pasi sipas aktores ajo dhe Tea janë femrat që ai ka “tmerrësisht frikë” në këtë shtëpi.

    “Ai ta njeh karakterin, ai të kap këtë pikë të dobët që s’do doje të jesh e influencuar, që ti të largohesh nga unë. Ai po luan me mendjen tënde. Ai po merret me ty jo me mua. Këtë gjë ai e bën, sepse dy femrat që ai ka tmerrësisht frikë po u bëmë bashkë, jemi ti dhe unë, kaq kisha”- i tha Olta-Teas.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Vip08 Shtator 2024
    Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik sot ka ditë të veçantë në shtëpinë e tij. Nëna e reperit feston ditëlindjen, e cila...
    Vip08 Shtator 2024
    Sot është një ditë e veçantë për Diola Dostin, pasi ajo feston ditëlindjen e saj. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm,...
    Vip08 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo në fotografinë e...
    Të tjera
    Sport08 Shtator 2024
    Kreu i tifozëve të Kombëtares sonë, ‘Dardanëve’ Lulzim Berisha përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka kërkuar angazhim maksimal të futbollistëve tonë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë. Në një postim në Facebook, ai ka ftuar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 791 gjoba trafiku këto 24 orë të fundit. Sipas të dhënëve të policisë, po...
    Lajme08 Shtator 2024
    Disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të gypit nga kompania që po kryen punimet në...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë,...
    Lajme08 Shtator 2024
    Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nisë ekzaminime të reja për të sapolindurit, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.